Aktivitetet



E hënë, 8 korrik 2013

TURIZMI-LIDHJA MË E FUQISHME NDËRMJET MAQEDONISË DHE HOLANDËS 

Turizmi dhe bujqësia ishin në fokusin e takimit ndërmjet Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Holandës dhe Delegacionit të Komisionit për Çështje Evropiane nga Parlamenti i Holandës.

Si lidhje më e fuqishme ndërmjet të dyja vendeve u theksua turizmi, ndërsa kryesore për zhvillimin e tij është reklama e mirë, agjencitë turistike dhe tur-operatorët.

Holanda mahnit me prodhimin e organizuar dhe të planifikuar bujqësor dhe në atë aspekt do të ishte ndihmë e madhe për Maqedoninë, e cila vlen për vendin agrar, ka klimë të volitshme, potenciale të pashfrytëzuara dhe kushte të volitshme për investim.

Prandaj, u përmend bashkëpunimi i ardhshëm më konkret, në formë të edukimit të organizuar në lidhje me bujqësinë, si dhe në formë të programit për këmbimin e studentëve, duke marrë parasysh atë që Holanda e ka Universitetin botërisht të njohur për shkencat e aplikuara.

Mysafirët, duke shprehur kënaqësi nga mikpritja dhe prania e një numri të madh holandezësh në Maqedoni, theksuan se e ndjekin zhvillimin e vendit tonë si dhe i ndjekin problemet me të cilat ballafaqohemi në rrugën eurointegruese dhe e përkrahin kandidaturën. Madje, i potencuan edhe marrëdhëniet e mira ndërmjet Ambasadave të të dyja vendeve. 

Të pranishmit u pajtuan se duhet të bëjnë përpjekje për thellimin e bashkëpunimit në turizmin dhe bujqësinë, dhe për përforcimin e bashkëpunimit parlamentar.

Gjithashtu, deputetët kërkuan të këmbehen përvojat në më shumë sfera me Holandën si anëtare shumëvjeçare e BE-së, e cila është donatorja më e madhe, me përkrahje të vazhdueshme financiare për Republikën e Maqedonisë.


 

Click