Aktivitetet



E mërkurë, 18 shtator 2013

U NËNSHKRUA MEMORANDUMI PËR PËRMBUSHJEN E QËLLIMIT STRATEGJIK PËR ANËTARËSIMIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË BASHKIMIN EVROPIAN

Më 16 shator 2013, partitë politike të Republikës së Maqedonisë nënshkruan memorandum për përmbushjen e qëllimit strategjik për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Memorandumi u nënshkrua duke u nisur nga përcaktimi strategjik i Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i vendosur nga çasti i pavarësimit të Republikës së Maqedonisë në vitin 1991, përcaktim i cli është i qartë dhe i përkrahur nga të gjitha subjektet politike dhe nga qytetarët e vendit.

Përcaktimi i tillë strategjik është vendosur për faktin se Republika e Maqedonisë është shtet evropian i cili i përket Evropës, si në aspektin historik dhe gjeografik, ashtu edhe në aspektin civilizues.

Duke u nisur nga angazhimi i Republikës së Maqedonisë për t'i ndarë vlerat e Bashkimit Evropian për dinjitet, liri, demokraci, barazi, sundim të së drejtës dhe respektim të të drejtave të njeriut, të vetëdijshëm se dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet partive politike dhe këmbimi konstruktiv i qëndrimeve dhe mendimeve janë kryesore për zhvillimin demokratik, duke potencuar se për rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE, nevojitet konsensus ndërpartiak dhe përkrahje e ndërsjellë, partitë politike nënshkruese të këtij Memorandumi, u obliguan se:

  1. Vazhdimisht dhe pa prolongim do t'i zbatojnë, në kuadër të institucioneve, të gjitha aktivitetet dhe vendimet për reforma të nevojshme për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e veçanërisht ato të cilat kanë të bëjnë me lirinë e mediave dhe të shprehurit, zgjedhjet e lira dhe të drejta, sundimin e së drejtës dhe pavarësinë e gjyqësisë, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit;  
  2. Do të përmbahen nga veprimet dhe aktivitetet që mund ta pengojnë ose negativisht të ndikojnë mbi procesin aderues; njëkohësisht, mospajtimet ose mendimet e ndryshme do të zgjidhen me dialog reciprok në kuadër të institucioneve, duke mbajtur konsideratë para së gjithash për interesin e shtetit dhe qytetarët e tij; 
  3. Do të bëjnë përpjekje për arritjen e qëndrimeve dhe zgjidhjeve të harmonizuara për tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë në procesin aderues përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv politik; 
  4. Do të sigurojnë informim të plotë dhe të vazhdueshëm ndaj subjekteve politike dhe qytetarëve për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Ky memorandum ishte i hapur për nënshkrim për të gjithë partitë e regjistruar politike në Republikën e Maqedonisë. Çdo parti politike mund t'i qaset këtij memorandumi edhe pas datës së nënshkrimit të tij me dorëzimin e deklaratës për qasje në depozitarin e Memorandumit. 

Click