Aktivitetet



E mërkurë, 11 shtator 2013

VAZHDIMI I DYTË I DEBATIT MBIKËQYRËS ME TEMË: "SHFRYTËZIMI I FONDEVE NGA INSTRUMENTI PËR NDIHMË ADERUESE - IPA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË"

Komisioni për Çështje Evropiane sot, në kuadër të mbledhjes së 42-të, e mbajti vazhdimin e dytë të debatit mbikëqyrës me temë "Shfrytëzimi i fondeve nga Instrumenti për ndihmë paraaderuese - IPA në Republikën e Maqedonisë", në të cilën përveç kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane z. Hajrulla Misini, ishin të pranishëm edhe anëtarët dhe zëvendësanëtarë e komisionit dhe deputetë tjerë, si dhe z.  Martin Kllauke nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë dhe përfaqësues nga Zyra e NDI në Shkup.

Me mbledhjen kryesoi kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, i cili shkurtimisht e sqaroi qëllimin e mbajtjes së këtij debati mbikëqyrës, duke pasur parasysh nevojën e informimit të deputetëve për shfrytëzimin e fondeve nga Instrumenti për ndihmë paraaderuese IPA, me fokus të veçantë në efikasitetin e shfrytëzimit të deritanishëm të mjeteve nga këto fonde dhe atë në lidhje me IPA komponentin I - Ndihmë në periudhën e tranzicionit dhe ndërtimit të institucioneve.

Në vazhdimin e dytë të debatit mbikëqyrës të komisionit, në rol të dëshmitarëve, deklaratë gojore dhanë: ministrja e Punëve të Brendshme znj. Gordana Jankullovska, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, z. Ivo Ivanovski, drejtori i Drejtorisë Doganore, z. Vanço Kargov, udhëheqësja e sekretariatit NIPAK znj. Orhideja Kalloshevska, pastaj z. Dimitar Mirçev nga Lëvizja Evropiane e Maqedonisë, z. Zoran Janakiev nga Instituti Maqedonas i Integrimeve dhe znj. Fani Karanfillovska - Panovska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur e Maqedonisë - SHHM.

Gjatë debatit, pyetje parashtruan anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, znj. Sillvana Boneva, z. Gordan Georgiev, znj. Deshira Imeri, z. Mile Paçemski, znj. Cvetanka Ivanova, z. Safet Bishevac, z. Gjorgji Koxhabashiev, si dhe deputetja znj. Tanja Tomiq dhe z. Pançe Orcev, ndaj të cilëve dëshmitarët u përgjigjën gojarisht, ndërsa për pyetjet e papërgjigjur do të përgjigjen me shkrim.

Deputetët, nga dëshmitarët e pranishëm kërkuan më shumë përgjigje lidhur me:  shkallën e shfrytëzimit, përkatësisht shkallën e mosshfrytëzimit të 43 milionë eurove të ndarë nga Bashkimi Evropian lidhur me IPA komponentin I - ndihmë në periudhën e tranzicionit dhe ndërtimit të institucioneve, aftësinë e kapacitetit tonë administrativ për shfrytëzimin e tyre, si dhe për dobësitë të cilat janë shkak për mosshfrytëzimin e tyre.

Pas përfundimit të listës së pjesëmarrësve (dëshmitarëve) të ftuar, kryetari i Komisionit, z.  Misini informoi se debati mbikëqyrës do të vazhdojë me dëgjimin e deklaratave të pjesëmarrësve (dëshmitarëve) tjerë të ftuar nga Komisioni për Çështje Evropiane, e të cilat në mënyrë plotësuese do të përcaktohen në koordinim me anëtarët e komisionit. 

Click