Aktivitetet



E martë, 29 tetor 2013

VAZHDIMI I GJASHTË I DEBATIT MBIKËQYRËS

Komisioni për Çështje Evropiane sot e mbajti vazhdimin e gjashtë të mbledhjes së 42-të, kushtuar debatit mbikëqyrës me temë: "Shfrytëzimi i fondeve nga instrumenti për ndihmë paraaderuese - IPA në Republikën e Maqedonisë" për IPA KOMPONENTIN V: Zhvillimi rural.  

Në këtë vazhdim dëshmuan gjashtë dëshmitarë, ndër të cilët edhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Abdulaqim Ademi, ministri dhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i Republikës së Maqedonisë, z. Lupço Dimovski dhe z. Zoran Konjanovski.

Lidhur me komponentin V për zhvillimin rural në Republikën e Maqedonisë, pyetjeve të deputetëve u përgjigj udhëheqësja e Organit drejtues me programin IPARD, znj. Margarita Deleva, kryetari i rrjetit për zhvillim rural i Republikës së Maqedonisë, z.  Petar Gjorgjievski, si dhe nga Federata e Feremerëve, z. Andrija Sekullovski.

Në dëshmitë e tyre mysafirët e pranishëm informuan për përvojat gjatë shfrytëzimit të parave evropiane, me ç'rast informuan për ndryshimet në drejtim të përmirësimit dhe lehtësimit të procedurave për marrjen e mjeteve financiare përmes këtij instrumenti, siç është futja e Xhelatinës IPARD dhe programeve të modifikuara për shfrytëzimin e numrit të madh të projekteve.

Deputetët Antonio Milloshosvski, Hajrulla Misini, Pançe Orcev, Goran Sugarevski, Vlladanka Aviroviq, Lençe Nikollovska, Deshira Imeri, Pançe Dameski, Savo Maraçkov, Stanka Anastasovska dhe Hristina Runçeva parashtruan më shumë pyetje, të cilat kryesisht kishin të bëjnë me mundësinë që mjetet IPARD të jenë më të arritshme për qytetarët, sepse shfrytëzimi i tyre është i vogël, si dhe ku qëndrojnë dobësitë për shfrytëzimin e tyre më të madh etj.  

Click