Aktivitetet



E martë, 8 tetor 2013

VAZHDIMI I KATËRTË I MBLEDHJES SË 42-TË TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane sot mbajti vazhdimin e katërtë të mbledhjes se 42-të, dedikuar debatit mbikëqyrës me temë: "Shfrytëzimi i fondeve nga instrumenti për ndihme paraaderuese - IPA në Republikën e Maqedonisë" për IPA komponentin III;   Zhvillimi rajonal.

Në këtë vazhdim deklaratën e parë e dha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe koordinator strategjik për komponentin 3 dhe komponentin 4, z. Vlladimir Peshevski; ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski; ministri i Vetëqeverisjes Lokale, z. Tahir Hani, ndërsa deklaratë dha edhe kryetari i komunës së Prilepit, z. Marijan Ristevski, si dhe përfaqësuesja e Organizatës Civile "Eko svest", znj. Ana Çolloviç - Lleshova.

Në këtë vazhdim, deputetët kërkuan përgjigje nga dëshmitarët e pranishëm për atë se sa dhe si janë shfrytëzuar paratë evropiane në periudhën 2007-2013, në nivel qeveritar, lokal dhe në nivel të organizatave joqeveritare. 

Si shembull më i theksuar për shfrytëzimin e suksesshëm të IPA mjeteve, ishte Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, që ka shfrytëzuar përafërsisht 38% të parave evropiane për komunikacionin hekurudhor në Republikën e Maqedonisë, pastaj mjetet e miratuara për impiantin e filtrimit në Prilep, si dhe projekte të caktuara për bashkëpunim tejkufitar dhe për avancimin e resurseve njerëzore në Agjencinë e Punësimit.

Lidhur me pyetjet e deputetëve për përforcimin e mundësive të komunave më të vogla që nuk kanë kapacitet dhe njohuri administrative për aplikim për IPA fondet, u propozua grupim i më shumë komunave që të pajisen me ekip dhe aftësi të mjaftueshme për aplikim për marrjen e parave evropiane.

Gjithashtu, u theksua se bashkëpunimi i institucioneve shtetërore me organizatat joqeveritare, për aplikim për miratimin e projekteve të cilat janë me interes për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, nuk është në nivel të mjaftueshëm dhe se duhet të bëhen përpjekje që ky bashkëpunim të avancohet dhe përforcohet. Gjithashtu, përfaqësuesja e sektorit joqeveritar sqaroi se fillimisht duhet të fillohet nga transparenca më e madhe e Qeverisë, përmes arritshmërisë së të gjithë informatave të nevojshme për IPA fondet në ueb faqet e ministrive që i shfrytëzojnë parat evropiane.

 

Click