Aktivitetet



E premte, 26 korrik 2013 

VAZHDIMI I PARË I DEBATIT MBIKËQYRËS ME TEMË "SHFRYTËZIMI I FONDEVE NGA INSTRUMENTI PËR NDIHMË PARAADERUESE - IPA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË"

Komisioni për Çështje Evropiane më 26 korrik, në kuadër të mbledhjes së 42-të, e mbajti vazhdimin e parë të debatit mbikëqyrës me temë "Shfrytëzimi i fondeve nga instrumenti për ndihme paraaderuese - IPA në Republikën e Maqedonisë".

Në debatin, përveç kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komisionit dhe deputetë tjerë dhe z. Martin Klauke nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë dhe përfaqësuesit nga Zyra e NDI-së në Shkup.

Me mbledhjen kryesoi kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, i cili dha një pasqyrë mbi qëllimin e debatit mbikëqyrës, në pajtim me rregullat ligjore në Republikën e Maqedonisë.

Në vazhdimin e parë të debatit mbikëqyrës të Komisionit, në rol të dëshmitarëve, deklarata gojore dhanë, z. Rizvan Sulejmani nga Ohri - Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, znj.Radica Koceva, udhëheqëse e Sektorit për Financim Qendror dhe Lidhje të Marrëveshjeve dhe z. Fatmir Ademi, koordinator nacional për autorizim (NAO) në Ministrinë e Financave.

Gjatë debatit pyetje parashtruan anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane, znj.Sillvana Boneva, znj.Deshira Imeri, znj.Vlladanka Aviroviq, si dhe deputetët z.Rejhan Durmishi dhe z. Bekim Qoku, ndaj të cilëve dëshmitarët dhanë përgjigje gojore, ndërsa për pyetjet e papërgjigjur lajmëruan përgjigje me shkrim.

Deputetët, ndër të tjerash, kërkuan më shumë përgjigje në lidhje me: Shkallën e shfrytëzimit, përkatësisht të mosshfrytëzimit të 622.5 milion euro të ndarë nga Bashkimi Evropian për fondet IPA 1 (për periudhën nga 2007-2013), për kapacitetin institucional për shfrytëzimin e tyre dhe në atë drejtim për efikasitetin e administratës, si dhe për strukturën nacionale të të punësuarve në Sektorin për financim qendror dhe lidhje të marrëveshjeve, si dhe në Sektorin për autorizim (NAO) në Ministrinë e Financave.

Pas përfundimit të listës së pjesëmarrësve të ftuar, kryetari i Komisionit, z. Misini informoi se debati mbikëqyrës do të vazhdojë në shtator me dëgjimin e deklaratave të pjesëmarrësve tjerë të ftuar nga Komisioni për Çështje Evropiane, e të cilat në mënyrë plotësuese do të përcaktohen në koordinim me anëtarët e Komisionit.

 

Click