Aktivitetet



E mërkurë, 9 tetor 2013

VAZHDIMI I PESTË I MBLEDHJES SË 42-TË TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Komisioni për Çështje Evropiane sot mbajti vazhdimin e Pestë të mbledhjes së 42-të, dedikuar debatit mbikëqyrës me temë: "Shfrytëzimi i fondeve nga instrumenti për ndihmë paraaderuese - IPA në Republikën e Maqedonisë" për IPA komponentin VI;  Zhvillimi i resurseve njerëzore.

Në këtë vazhdim dëshmuan dy dëshmitarë, ndër të cilët edhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale i Republikës së Maqedonisë, z. Dime Spasov dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë, z. Spiro Ristovski.

Lidhur me komponentin VI, i cili ka të bëjë me zhvillimin e resurseve njerëzore në Republikën e Maqedonisë, pyetjeve të deputetëve u përgjigj edhe drejtori i Agjencisë së Punësimit i Republikës së Maqedonisë, z. Vllatko Popovski; drejtoresha e Qendrës së Arsimit të të Moshuarve, znj. Lindita Qazimi; drejtori i Agjencisë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane dhe Mobilitetit, z. Darko Dimitrov; ndërsa nga organizatat joqeveritare: z. Matjan Zabrçanec nga Forumi Maqedonas i Arsimit - FMA dhe znj. Nada Korunovska nga Tink Tenk organizata REAKTOR.

Në dëshmitë e tyre të pranishmit informuan për përvojat gjatë shfrytëzimit të parave evropiane, me ç'rast i sqaruan procedurat për marrjen e mjeteve financiare përmes këtij instrumenti, vështirësitë me të cilat janë ballafaquar, si dhe për projektet e realizuara në mënyrë të suksesshme, përmes të cilave janë trajnuar numër i madh qytetarësh me aftësi të caktuara, të nevojshëm për punësim.   

Lidhur me Komponentin II - Bashkëpunim tejkufitar, në vazhdimin e sotëm dëshmoi edhe udhëheqësja e Rajonit të Pellagonisë, znj. Emilija Gjeroska dhe udhëheqësja e Rajonit Lindor, znj. Dragica Zdraveva, të cilat u përqendruan në mundësitë, por edhe në projektet e realizuara deri më tani me shfrytëzimin e IPA-mjeteve në rajonet e tyre.  

Click