Aktivitetet



E mërkurë, 10 prill 2013

VIZITA E DELEGACIONIT TË ÇEKISË - HAPI I PARË NË BASHKËPUNIM NDËRMJET TË DYJA PARLAMENTEVE

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Suzana Saliu, realizoi takim me delegacionin e Komisionit për Shëndetësi të Parlamentit të Çekisë.

Delegacioni u udhëhoq nga ana e z.Alesh Roztoçill, zëvendëskryetar i Komisionit për Shëndetësi të Parlamentit të Çekisë. Krahas anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi, në shoqërim të delegacionit ishte edhe SH.T. Mirosllav Ramesh, ambasador i Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë.

Në takim ishte i pranishëm edhe z.Mende Dineski, kryetar i Komisionit për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në fjalimin e saj hyrës, znj. Suzana Saliu, i informoi të ftuarit për punën dhe aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe theksoi se Republika e Maqedonisë është shoqëri multietnike, multikonfesionale dhe multikulturore e cila manifestohet edhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ashtu që nga 123 deputetë, 23 deputetë janë shqiptarë, por ka përfaqësues edhe të përkatësisë etnike turke, serbe, rome dhe vllahe.

Nënkryetarja Suzana Saliu theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Çekisë kanë marrëdhënie të mira miqësore të cilat dëshmohen në nivel të presidentit dhe të kryeministrit dhe shpreson bashkëpunim të mirë parlamentar dhe nënvizoi se ky takim është hapi i parë serioz për bashkëpunim të suksesshëm parlamentar.

Shefi i delegacionit të Komisionit për Shëndetësi të Parlamentit të Çekisë, z.Alesh Roztoçill, theksoi se edhe pse Republika e Maqedonisë dhe Republika e Çekisë janë mjaft të ndryshme, përsëri kanë edhe shumë punë të përbashkëta, kurse takimet e këtilla vetëm do të kontribuojnë për ta forcuar bashkëpunimin parlamentar, por edhe të ketë afrim më të madh për të dyja vendet.         

Click