Aktivitetet



E enjte, 16 maj 2013

VIZITA E DELEGACIONIT TË PËRBASHKËT TË KOMISIONIT TË VENEDIKUT DHE ODIHR

Koordinatorja e Grupit parlamentar të VMRO-DMPNE-së, znj.Sillvana Boneva, realizoi takim me delegacionin e përbashkët të Komisionit të Venedikut dhe ODHIR-së, të përbërë nga Oliver Kask, Amaja Ubeda de Tores dhe Tamara Otashavili. 

Në takimin u diskutua për ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe implementimin e rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR në të.

Koordinatori i Grupit parlamentar i VMRO-DPMN-së theksoi vullnetin e fuqishëm për bashkëpunim me OSBE-në, ODIHR-në dhe Komisionin e Venedikut në drejtim të avancimit të mëtutjeshëm të Kodit Zgjedhor dhe procesit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë.
 
 

Click