Aktivitetet



E hënë, 28 janar 2013, Dablin, Irlandë

ZGJERIMI I BE-SË - MEKANIZËM PËR PROMOVIMIN E PAQES, PROGRESIT DHE SIGURISË  

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Hajrulla Misini, merr pjesë në KOSAK - Konferenca e komisioneve për çështje evropiane të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, e cila në kuadër të Kryesimit të Irlandës me Bashkimin Evropian, mbahet nga 27 deri 28 janar në Dablin.

Në konferencën, z.Brendan Holin, ministër i Shpenzimeve dhe Reformave Publike i Irlandës, prezantoi programin dhe prioritetet e Kryesisë së Irlandës. Ai theksua se Irlanda do ta udhëheqë kryesinë me moton "Stabilitet, zhvillim dhe punësim". Ai gjithashtu nënvizoi se politika e zgjerimit të BE-së do të vazhdojë të jetë mekanizëm për promovimin e paqes, progresit dhe sigurisë në Evropë.

Përveç kësaj, z.Holin theksoi se Bashkimi Evropian mbetet i hapur për vendet të cilat i përmbushin kriteret, të cilat janë të përgatitur dhe dëshirojnë t'i ndajnë vlerat e Bashkimit Evropian. 

Sa i përket Republikës së Maqedonisë, ai potencoi se negociatat aderuese me Republikën e Maqedonisë mund të fillojnë edhe gjatë periudhës së kryesimit të Irlandës me miratimin e Vendimit nga ana e Këshillit, që do të përcaktohet edhe nga Këshilli Evropian.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z.Misini, në fjalimin e tij shprehu kënaqësi nga kryesimi i Irlandës me Bashkimin Evropian dhe e përshëndeti angazhimin e tyre në dhënien prioritet politikës së besuar  të zgjerimit përmes avancimit të marrëdhënieve me shtetet të cilat përgatiten për anëtarësim në BE. 

Ai theksoi se për Republikën e Maqedonisë, e cila është vend-kandidat për anëtarësim në BE nga viti 2005, janë veçanërisht të rëndësishme të gjitha reformat të cilat ndërmerren që të arrihen standardet e BE-së, dhe në këtë kontekst theksoi se zhvillimi i politikave të mira fqinjësore është në kulmin e agjendës së udhëheqjes shtetërore.

Nga foltorja publikisht u bëri thirrje kolegëve të tij nga parlamentet e Republikës së Greqisë dhe Republikës së Bulgarisë, ta vizitojnë Republikën e Maqedonisë, që të këmbejnë përvoja, mendime dhe ide në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona. 

Gjithashtu, theksoi se "për dashuri nevojiten dy vetë", me çka në mënyrë simbolike aludoi në thellimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me këto vende. Iniciativa e tillë mori përgjigje pozitive nga ana e kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Bulgarisë.

Konferenca vazhdon sot me debat për krizën financiare në Bashkimin Evropian dhe zgjidhjen e mundshme për dalje nga kriza.

Click