Aktivitetet

E hënë, 26 janar 2015, Strasburg 

Aleksandar Nikolloski i rizgjedhur nënkryetar i parë i Komitetit Monitorues të APKE dhe nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Nga 26 deri më 30 janar 2015 në Strasburg, Francë, mbahet sesioni i rregullt dimëror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Në fillim të sesionit u zgjodhën kryetarët dhe nënkryetarët e rinj të trupave punues të Asamblesë Parlamentare. Aleksandar Nikolloski u rizgjodh nënkryetar i parë në Komitetin Monitorues i cili konsiderohet si më i rëndësishëm dhe më i ndikueshëm në organizatën, dhe i vetëm në të cilin anëtarët dhe kryesia zgjidhen me votimin e të gjithë 315 deputetëve të AP të KE-së. Mandati i Aleksandar Nikolloski si nënkryetar i parë i Komitetit Monitorues është një vit.

Në fjalimin e tij gjatë rizgjedhjes Nikolloski i theksoi angazhimet dhe suksesin e tij për reformë të procesit monitorues me të cilin hapet mundësia për monitorim për përmbushjen e detyrimeve në pjesën e respektimit të të drejtave të njeriut, të drejtave të gjuhës dhe minoriteteve, sundimin e së drejtës dhe së drejtës së bashkimit në të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës përfshirë edhe a.q. "anëtare të vjetra".  

Rizgjedhja paraqet edhe njohje dhe vërtetim për Republikën e Maqedonisë dhe punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sepse në këtë vend të lart në AP të KE-së mund të zgjidhet vetëm kandidat nga vendi i cili i respekton dhe i përmbush detyrimet ndaj KE-së, para se gjithash në pjesën e sundimit të së drejtës, lirive qytetare, zgjedhjeve të drejta dhe të lira, të drejtës së bashkimit dhe ngjashëm.

Gjatë vitit 2015, sipas principit të rotacionit, Republikës së Maqedonisë do t'i takojë vetëm një nga vendet e nënkryetarit të të gjithë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me mandat prej dy vitesh.

Nderin për të kryesuar me organizatën më të vjetër ndërkombëtare me Evropën do ta ketë shefi i delegacionit maqedonas, z.  Aleksandar Nikolloski. Ai gjatë zgjedhjes theksoi se dy vitet e ardhshme do t'i shfrytëzojë për promovim të qëndrimeve të Republikës së Maqedonisë, si dhe për reformat që i bën në pjesën e sundimit të së drejtës, reformën në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit, reformat ekonomike dhe sociale, si dhe angazhimin për anëtarësim të paprolongueshëm në NATO dhe fillim të negociatave me BE-në.

Zgjedhja nënkryetar i parë i Komitetit Monitorues dhe nënkryetar i AP të KE-së do të paraqesë mundësi të vetme për Republikën e Maqedonisë për t'i prezantuar pozicionet e veta të politikës së jashtme, ndërsa Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të afirmohet plotësisht në korniza ndërkombëtare. 

«Video-incizim»

Click