Aktivitetet

E premte, 16 maj 2014

ASPIRIMET E MAQEDONISË PËR INTEGRIMIN EUROATLANTIK JANË TË MUNDSHME VETËM ME SJELLJEN E PËRGJEGJSHME TË TË GJITHË AKTORËVE NË JETËN POLITIKE

Në mbledhjen e sotme të Komitetit Monitorues të AP të Këshillit të Evropës u shqyrtua raporti për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni. Në debatin, në të cilin morën pjesë raportuesi për Maqedoninë Robert Vallter, kryetari i Komitetit Monitorues Stefan Shenah, shefi i grupit Allde Zhordi Keuklla, shefi i grupit të Socialistëve Andreas Gros, si dhe shefi i delegacionit maqedonas Aleksandar Nikolloski, u soll konkluzion i përbashkët se zgjedhjet ishin të lira dhe demokratike dhe e shprehën lirisht vullnetin e qytetarëve në Maqedoni.  

Pas debatit u miratua deklaratë e përbashkët në të cilën u shpreh brengë për veprimin e LSDM-së të cilët kanë vendosur të mos i pranojnë mandatet e deputetëve dhe të mos e pranojnë legjitimitetin e presidentit Ivanov. Gjithashtu u dënua bojkoti i BDI-së në zgjedhjet presidenciale. Në deklaratën ende thuhet se aspirimet e Maqedonisë për integrimin euroatlantik janë të mundshme vetëm me sjelljen e përgjegjshme të të gjithë aktoreve në jetën politike. U potencua se në zgjedhjet u respektuan liritë fundamentale dhe kandidatët kanë pasur mundësi lirisht të udhëheqin fushatë pa obstruksione, ndërsa qytetarët lirisht ta shprehin vullnetin e tyre. Gjithashtu, u ftua nëse ka vërejtje që të njëjtit të shqyrtohen me institucione adekuate. U potencua se Komiteti Monitorues shpreson se edhe opozita, si edhe pushteti, do të sillen në mënyrë të përgjegjshme ndaj besimit që u është dhënë nga qytetarët dhe plotësisht do ta përmbushë mandatin e vet përmes pjesëmarrjes në punën e Kuvendit.

Në mbledhjen u formua Komisioni paszgjedhor i përbërë nga treshi Bob Vallter - raportuesi për Maqedoninë, Stefan Shenah - kryetar i Komitetit Monitorues dhe Andreas Gros shefi i grupit socialist qëllimi i të cilit është ta vizitojnë Maqedoninë në dy muajit vijues dhe t'i sugjerojnë opozitës për qëndrimet e AP të Këshillit të Evropës dhe t'i ftojnë të kthehen në Kuvendin dhe të sillen në mënyrë të përgjegjshme.

Shefi i delegacionit maqedonas Aleksandar Nikolloski të gjithë këto aktivitete i vlerësoi si të mira dhe të dobishme, me ç'rast potencoi se Maqedonia realizoi zgjedhje të drejta dhe demokratike ku qytetarët lirisht e shprehën vullnetin e tyre dhe e kanë bërë zgjedhjen e tyre për deputetë dhe president të Republikës së Maqedonisë.  

Click