Aktivitetet

E hënë, 9 nëntor 2015, Tërst 

BALLKANI PERËNDIMOR I PËRKET EVROPËS 

Në mbledhjet e Komitetit për Çështje Politike dhe Komitetit për Çështje ekonomike të Iniciativës së Evropës Qendrore që mbahen në Tërst, marrin pjesë znj. Juliana Siljanovska, shefe e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në IEQ dhe znj. Liljana Zaturoska, anëtare e Delegacionit. 

Në mbledhjen marrin pjesë deputetë nga 9 shtete anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore, ndërsa temë për diskutim janë zgjerimi i BE-së dhe NATO-s, strategjitë mikrorajonale të BE-së, migrimet dhe minoritetet linguistike të Komitetit për Çështje Politike dhe transporti dhe infrastruktura në rajonin e IEQ-së së Komitetit për Çështje Ekonomike. 

Mbledhjet e këtyre dy komiteteve kanë për qëllim ta trasojnë rrugën e mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të IEQ-së që do të mbahet nga 9 deri në 11 dhjetor 2015, në Republikën e Maqedonisë, e cila sipas principit të rrotacionit kryeson me organizatën gjatë vitit 2015, dhe në të cilën do të diskutohet për çështjet më aktuale që do të ndikojnë në Evropë dhe në rajonin e IEQ-së. 

Në hapjen e mbledhjes nga ana e shefit të Delegacionit të Italisë z. Llodoviko Sonego, në cilësi të nikoqirit, e në emër të Senatit italian dhe në emër të Dhomës së Përfaqësuesve, u shpreh mbështetje e plotë për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE. U thirrën institucionet evropiane për ta përshpejtuar integrimin e Ballkanit Perëndimor sepse rajoni i përket Evropës, ndërsa shtetet bëjnë përpjekje të mëdha për aderim dhe doemos duhet të inkurajohen në atë rrugë. Institucionet evropiane doemos duhet të qëndrojnë krah për krah me shtetet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre, me qëllim që të shmanget dëshpërimi dhe të pengohen frustrime antievropiane të cilat do të mund të shkaktojnë destabilizim. 

Vend qendror në diskutimet kishte tema për valën e madhe të migruesve nga Lindja e Afërt dhe nevoja për bashkëveprim, bazuar në solidaritet dhe përgjegjësi për arritjen e zgjidhjes së qëndrueshme. 

Sa i përket lidhjes më të mirë transportuese të shteteve nga Ballkani Perëndimor u konkludua se investimet në infrastrukturë kanë ndikim të madh për rritjen e zmadhuar ekonomike, produktivitetin dhe krijimin e vendeve të punës. Shefja e Delegacionit, znj. Siljanovska mori pjesë në diskutimin për migruesit dhe theksoi se shtetet përmes të cilave kalojnë migruesit dhe ato në të cilat udhëtojnë doemos duhet të bashkëpunojnë dhe t'i koordinojnë aktivitetet e tyre. Ajo theksoi se Republika e Maqedonisë, e cila është vend i transitit në rutën ballkanike të migruesve, në disa ditë shënon afro 10.000 refugjatë dhe migrues në territorin e vet, gjë që i shter resurset financiare, teknike dhe njerëzore të shtetit. Sepse është më se e qartë se asnjë vend në rutën e migruesve nuk ka mundësi që vetë të ballafaqohet me sfidat, Siljanovska ftoi në bashkëveprim. 

Anëtarja e Delegacionit, Liljana Zaturoska foli për lidhje transportuese të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ajo theksoi se korridoret transportuese VIII dhe X janë ndërmjet prioriteteve të kryesimit të Maqedonisë me IEQ. Ajo informoi se shteti arriti progres të rëndësishëm në implementimin e projekteve për ndërtim dhe përgatitje të dokumentacionit për ndërtim të pjesëve rrugore dhe hekurudhore në korridorin 8 dhe 10 me ndihmë të granteve të BE-së, si dhe përmes huave nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore dhe Banka EKSIM. 

Click