Aktivitetet

E hënë, 1 dhjetor 2014, Romë 

BE do të vazhdojë të punojë në tejkalimin e krizës ekonomike 

Në konferencën e komisioneve për çështje evropiane të vendeve-anëtare të BE-KOSAK, që do të mbahet sot dhe nesër (1-2 dhjetor 2014) në Romë, merr pjesë zëvendëskryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Nora Aliti. 

Në debatin e sotëm për rolin e kryesimit të Italisë me BE-në, mbajti fjalim z. Mateo Renci, kryetar i Këshillit ministror të Italisë. Duke u përqendruar në realizimin e prioriteteve italiane në vigjilje të samitit të dhjetor të BE-së, z. Renci, theksoi se BE-ja do të vazhdojë të punojë në tejkalimin e krizës ekonomike, por se njëkohësisht duhet të punohet në përforcimin e kapacitetit demokratik të BE-së për çka është veçanërisht i rëndësishme dimensioni parlamentar i procesit eurointegrues. 

Në atë drejtim theksoi se vetëm me demokratizimin e institucioneve evropiane do të tejkalohet euroskepticizmi gjithnjë më i madh, dhe se Italia, ku në vitin 1957 u nënshkruan Marrëveshjet e Romës për BE-në, do të vazhdojë të punojë për tejkalimin e problemeve ekonomike aktuale, përmes realizimit të Programit "Evropa 2020". 

Në debat mori pjesë edhe znj. Nora Aliti, e cila e përshëndeti mbështetjen e kryesimit të Italisë me BE-në për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE-së edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, me ç'rast theksoi nevojën që Republika e Maqedonisë të marrë pjesë datë për negociata në kuadër të këtij kryesimi. 

Njëkohësisht, duke i pasur parasysh konstelacionet dhe vështirësitë aktuale për zgjidhjen e kontestit bilateral që e kemi me Greqinë, kërkoi që të aplikohet shembulli tanimë i praktikuar, i cili u tregua si i suksesshëm, me çka Maqedonisë do t'i mundësohet që të rrjedhin të dy proceset paralelisht, në tejkalimin e problemit me përdorimin e emrit kushtetues të vendit dhe në fillim të negociatave për anëtarësim në BE. 

Ajo kërkoi që të aplikohet qasja e njëjtë, e cila u dëshmua si e suksesshme, në rastin kur Kroacia dhe Sllovenia kishin kontest bilateral, por u gjet formulë e suksesshme që të mos bllokohet procesi eurointegrues i Kroacisë përmes zgjidhjes paralele të kontestit bilateral dhe hapjes së kapitullit. Andaj, theksoi se nuk ka shkak, pse ky shembull të mos jetë i suksesshëm edhe në rastin tonë.  Aliti nënvizoi se rekomandimi i gjashtë i Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në vendin nuk përjetohet si sukses, dhe se është koha që vendi të marrë mundësi për ta vazhduar procesin eurointegrues. 

Në lidhje me diskutimin e znj. Aliti, z. Renci u përgjigj se Italia plotësisht e mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe se në periudhën e ardhshme pesëvjeçare do të vazhdojë procesi i zgjerimit të BE-së me vendet-kandidate dhe aspirante për anëtarësim në BE. Në lidhje me këtë, sqaroi se vendet duhet t'i realizojnë reformat dhe detyrat e nevojshme, sepse perspektiva e tyre evropiane është e sigurt.  Njëkohësisht theksoi se procesi i unitetit të BE-së nuk do të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Në konferencë u diskutua edhe për "Rolin e institucioneve evropiane - 5 vjet pas Marrëveshjes së Lisbonit", si dhe për "Strategjinë Evropa 2020: rritje, punësim dhe konkurrencë". 

Gjatë ditës së djeshme, është paraparë që të ketë debat edhe për perspektivat eurointegruese me temë: Roli global i BE-së dhe projeksioni i politikave të saj në Mediteranin dhe Evropën Lindore. 

Click