Aktivitetet

E martë, 19 korrik 2016 

Bebat publik për barazinë gjinore - trendët dhe sfidat 

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 18 korrik 2016, mbajti debat publik me temë:  Barazia gjinore - trendët dhe sfidat.

Debatin publik me fjalim jubilar e hapi kryetarja e Komisionit Daniella Rangellova. 

Lidhur me temën fjalime mbajtën:  Izabell Dingisan, zëvendëskryetare e Rikstagut të Mbretërisë së Norvegjisë; Ibrahim Ibrahimi, zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë; Luiza Vinton, koordinatore e përhershme e KB-së; Aleksandra Nakeva-Ruzhin, ambasadore e Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Suedisë dhe Daniella Dimitrievska, drejtoreshë e Lobit të grave maqedonase. 

Në diskutimin, përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, u përfshinë edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesit e komisioneve lokale për mundësi të barabartë dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe ndërkombëtare.   

Pas diskutimit u miratuan konkluzione për avancimin e barazisë gjinore. 

Click