Aktivitetet

E hënë, 5 tetor 2015  

ÇEKIA E HAPUR PËR BISEDIME ME QËLLIM TË ZGJIDHJES SË PROBLEMEVE ME MIGRUES

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Antonio Milloshoski, u takua me zëvendëskryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Siguri të Senatit të Parlamentin të Republikës së Çekisë, z. Tomash Jirsa, në shoqërim të ambasadorit dhe të konsullit të Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Mirosllav Ramesh dhe z. Josef Brok. 

Në fillim të takimit, nënkryetari Milloshoski i informoi mysafirët se në prill Republikën e Maqedonisë e presin zgjedhje të parakohshme dhe i njoftoi me reformat që janë në rrjedhë. Gjithashtu, theksoi se në vendin tonë ekzistojnë grupe të ndryshme etnike, përfshirë edhe Romët, me ç'rast u diskutua për problemet me të cilat ballafaqohen ato në sistemin arsimor, punësimin dhe përfshirjen e femrave, dhe se bëhet fjalë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se nevojitet lobi të madh në të dyja vendet me qëllim përmirësimin e jetës së komunitetit rom. U përmend edhe bashkëpunimi i mirë i Republikës së Maqedonisë me vendet fqinje në të gjitha fushat, përveç problemit politik me Republikën e Greqisë, e cila edhe më tutje e shfrytëzon të drejtën e vetos për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO. Maqedonia meriton të jetë pjesë e familjes evropiane dhe Ballkani nuk guxon të injorohet dhe duhet që sa më shpejtë të inkuadrohet në të njëjtën, para se gjithash për shkak të sigurimit të këtij rajoni.   

Në fokusin e bisedës së të pranishmëve ishte kriza aktuale e refugjatëve, përkatësisht e migruesve në Evropë dhe zgjidhjet e mundshme të saj.  Çekia ende nuk e ka ndjerë valën e migruesve nga Lindja e Afërt, më së shumti nga Siria, për dallim nga Maqedonia, e cila është pjesë e rutës ballkanike drejt destinacionit të tyre final, më shpesh Gjermania. 

Në këtë kontekst, u shpreh frikë nga ardhja e vjeshtës dhe dimrit, përkatësisht temperaturat e ulëta, që do të sjellin probleme ende më të mëdha, si dhe kthimi eventual i migruesve.  

Si problem paraqitet edhe infiltrimi i personave të dyshimtë ndërmjet tyre, me ideologji tjetër dhe andaj nevojitet këmbim shumë i mirë i informatave ndërmjet vendeve nga rajoni dhe BE-ja për detektimin e tyre.  Duke pasur parasysh atë që kjo situatë shkakton shpenzime plotësuese, Republika e Maqedonisë si vend i vogël, i cili nuk ka kapacitet të ballafaqohet me gjithë këtë, shpreson në ndihmën financiare të BE-së. 

Mysafirët e lënë të hapur ofertën për bisedime me qëllim të zgjidhjes së problemeve me migruesit dhe e vërtetuan mbështetjen të cilën Republika e Maqedonisë e merr në rrugën eurointegruese nga Çekia mike, ku dëshmi është njohja e emrit kushtetues.  

Click