Aktivitetet

E hënë, 17 nëntor 2014 

Debat publik me temë: "Version pune i Propozim-ligjit për procedurë të përgjithshme administrative" 

Komisioni për Sistem Politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në kuadër të Mbledhjes së dymbëdhjetë, sot mbajti Debat publik me temë: "Versioni pune i Propozim-ligjit për procedurë të përgjithshme administrative". Në mbledhjen e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm Ivo Ivanovski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës. 

Në Debatin publik me temë: "Version pune i Propozim-ligjit për procedurë të përgjithshme administrative" morën pjesë: Ivo Ivanovski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, prof. dr. Borçe Davitkovski, profesor i Fakultetit Juridik Justiniani I, Irena Bërzanova, kryetare e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në shkallë të dytë, Rahilka Stojkovska, gjykatëse në Gjykatën Administrative, Edita Naskovska, gjykatëse në Gjykatën Administrative, Bllagorodna Arangellova, gjykatëse në Gjykatën Administrative, Romeo Dereban nga Inspektorati administrativ shtetëror dhe deputetja Roza Topuzova Karevska. 

Në bazë të mendimeve, propozimeve dhe qëndrimeve, trupi punues amë, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të përpilojë Raport të cilin do t'ia dorëzojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.  

Click