Aktivitetet

E hënë, 1 shkurt 2016 

Debat publik i Komisionit për Çështje Evropiane 

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në kuadër të mbledhjes së 27-të, mbajti debat publik me temë: "Prioritete reformuese urgjente për Republikën e Maqedonisë - pika 1:  Sundimi i së drejtës dhe gjyqësisë". 

Me mbledhjen kryesoi kryetari i Komisionit, znj. Ermira Mehmeti, e cila sqaroi se qëllimi i këtij Debati Publik është të këmbehen mendime dhe qëndrime, ndërmjet deputetëve, sektorit qeveritar dhe joqeveritar, në drejtim të përmirësimit të gjendjeve në lidhje me sundimin e së drejtës dhe arritjen e pavarësisë më të madhe dhe profesionalizmit të gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë. 

Fjalime hyrëse për temën në këtë debat mbajtën:  ministri i Punëve të Brendshme, z.  Oliver Spasovski, kryetari i Këshillit Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë, z. Branko Ushkovski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë, z. Petar Anevski dhe zëvendësavokati i popullit të Republikës së Maqedonisë, znj. Vaska Bajramovska. 

Në debatin, morën pjesë deputetët: znj. Lidija Dimova, z. Hari Llokvenec, znj. Sofija Kunovska, znj. Daniella Rangellova, znj. Marija Angellova, ndërsa nga mysafirët e ftuar folën: z. Mirosllav Draganov nga "Instituti për të drejtat e njeriut"; znj. Antoaneta Dimovska, nënkryetare e "Shoqatës së gjykatësve të Republikës së Maqedonisë"; z.  Aleksandar Dimovski nga Shoqata "Zenit" dhe znj. Mirjana Ivanova - Bojaxhievska nga "Koalicioni për gjykim". 

Diskutuesit u përqendruan në gjendjet aktuale në sferën e sundimit të së drejtës dhe gjyqësisë, me ç'rast u shprehën konstatime dhe mendime në lidhje me avancimin e mëtutjeshëm të bazave fundamentale të sundimit të së drejtës dhe gjyqësisë, e me atë edhe të demokracisë funksionale, si një nga kushtet e rëndësishme për aderim të vendit në BE.  

Click