Aktivitetet

E hënë, 17 nëntor 2014 

Debat publik i Komisionit për Çështje Evropiane 

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot e filloi Debatin dyditor publik me temë "IPA 2 (2014-2020) – Sfidat dhe mundësitë për shfrytëzim". 

Debatin publik, me të cilin kryesoi zëvendëskryetarja e Komisionit, znj. Nora Aliti, e hapi dhe mbajti fjalim përshëndetës kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Trjako Veljanoski. 

Në lidhje me temën në Panelin 1, kushtuar perspektivave dhe mundësive për shfrytëzim të (IPA 2) në Republikën e Maqedonisë, në periudhën 2014-2020, fjalime hyrëse mbajtën edhe z. Fatmir Besimi - Zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për Eurointegrime; z. Zoran Stavrevski, zëvendëskryetar dhe ministër i Financave në Qeverinë e Republikën e Maqedonisë, si dhe ambasadori Aivo Orav, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë. 

Gjithashtu, në këtë panel, fjalime profesionale mbajtën edhe ekspertët në këtë sferë:  Z. Martin Klauke nga Delegacioni i BE-së; znj. Suzana Peneva, koordinatore nacionale për autorizim; znj. Orhideja Kaloshevska, udhëheqëse e sekretariatit NIPAK dhe znj. Leposava Apostollovski-Velinov nga Trupi i revizionit për kryerje të revizionit të IPA.  

Pas fjalimeve të tyre u hap debat i pasur në lidhje me mundësitë dhe perspektivat e IPA 2, me ç'rast kishte sugjerime, mendime dhe pyetje drejtuar ekspertëve për çështje të caktuara me interes të tyre.   

Debati publik vazhdon edhe nesër (18 nëntor, me fillim në ora 9:30), me Panelin 2, në kuadër të të cilit do të diskutohet për IPA 2 në korniza rajonale.  Njëkohësisht, pritet të këmbehen përvoja dhe praktika pozitive të vendeve nga Ballkani Perëndimor, të cilat do të prezantohen nga ana e kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat do të prezantohen nga kryetarët e Komisioneve për Çështje Evropiane të Parlamenteve të vendeve nga Ballkani Perëndimor. 

Në Debatin publik u ftuan dhe ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane, anëtarët dhe përfaqësuesit e Këshillit Nacional për Eurointegrime, Komitetit të Përbashkët Parlamentar RM-BE, si dhe anëtarët e: Komisioneve për Politikë të Jashtme, për Financim dhe Buxhet, për Çështje ekonomike, për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, për Vetëqeverisje Lokale, si dhe pjesëmarrës dhe mysafirë tjerë të shoqërisë civilë.  

Click