Aktivitetet

E hënë, 22 janar 2016 

Debat publik i Komisionit për Shëndetësi 

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 18 shkurt 2016, mbajti debat publik me temë:  "Propozim-Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qendrën e përsosmërisë për mjekësinë e transplantimit dhe sëmundje kirurgjike". 

Me mbledhjen kryesoi kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, znj. Jagoda Shahpaska, e cila theksoi se fjalimet në debatin publik duhet të jenë bazë cilësore në përmirësimin e zgjidhjeve ligjore të Ligjit. 

Në debatin publik u ftuan dhe morën pjesë aktive përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, Odës së mjekëve të Maqedonisë, Klinikave universitare për neurologji, TOARILUC, kirurgjisë digjestive, urologjisë, gastroenterohepatologjisë, kirurgjisë torakale dhe vaskulare, hematologjisë, ISHP GOB "8 Shtator" - Shkup, Institutit për imunobiologji dhe gjenetikë humane, Institutit për mjekësi të transfuzionit, Shoqërisë maqedonase e mjekësore, Shoqatës së të drejtëve të pacientëve, Shoqatës së qytetarëve të sëmurë nga veshkat "Nefron" dhe shoqatës dhe organizatave tjera që e trajtojnë këtë problematikë.    

Fjalime hyrëse mbajtën: kryetarja e Komisionit për Shëndetësi Jagoda Shahpaska, prof. dr. Borçe Gjeorgjievski nga Klinika për hematologji, prof.dr. Sasho Dohçev nga Klinika për urologji dhe prof. dr. Goce Spasovski nga Klinika për neurologji.  

Nga Ministria e Shëndetësisë si propozues i ligjit fjalim mbajti znj. Tanja Vasiq-Bozaxhieva, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë. 

Në diskutimin e mëtutjeshëm morën pjesë profesorë të shquar, doktorë të përfshirë në procesin e transplantimit, secili në domenin e vet me mendime personale, siç janë:  rof. dr. Koço Çakallaroski, prof. dr. Aleksandar Karagozov, prof.dr. Sasho Stojçev, prof.dr. Gordana Petroshevska, prof.dr. Aleksandar Shikolle, prof.dr. Koço Dimitrioski etj. 

Click