Aktivitetet

E enjte, 25 qershor 2015 

Debat publik me temë: "azili dhe legjislacioni evropian" 

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 19-të sot mbajti debat publik me temë: "Azili dhe legjislacioni evropian". 

Mbledhjen e kryesoi znj. Ermira Mehmeti, kryetare e Komisionit për Çështje Evropiane, ndërsa fjalime hyrëse me temë mbajtën zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për çështje evropiane, z. Fatmir Besimi, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme, znj. Anastasija Ilieska dhe avokati i popullit të Republikës së Maqedonisë, z. Ixhet Memeti. 

Në debatin publik u ftuan dhe ishin të pranishëm edhe anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Komisionit për Politikë të Jashtme, Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtje të Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, anëtarët dhe përfaqësuesit e Këshillit Nacional për Eurointegrime, si dhe anëtarët dhe përfaqësuesit e organizatave dhe shoqatave civile, të cilat e mbulojnë këtë sferë. 

Në diskutimin për temën, u përshëndet miratimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, me të cilin u dha mundësi migruesve për transit legal në territorin e Republikës së Maqedonisë, gjatë 72 orëve, por edhe mundësi për të kërkuar azil në shtetin. Njëkohësisht, u theksua efekti pozitiv nga zbatimi i këtij ligji, me të cilin vendi u përfshi në përpjekjet e shteteve anëtare të BE-së, për përgjigje adekuate të sfidave aktuale të migrimit.Gjithashtu, u potencua nevoja për vendosjen e qasjes së përbashkët evropiane në turmën e migruesve, sepse kjo është çështje me të cilën ballafaqohet Republika e Maqedonisë, si vend nëpër të cilën transitojnë numër i madh i migruesve, por edhe të vendeve të Bashkimit Evropian, si destinacion i tyre i fundit. 

Në debatin, u shprehën shumë propozime për mundësitë për avancim të pozitës së migruesve në vendin tonë, përmes sigurimit të një serie masash për stimulimin dhe përmirësimin e kushteve në qendrat për strehim për azilkërkuesit, me qëllim përmbushjen e nevojave të tyre sociale, ekonomike dhe shëndetësore.  Njëkohësisht, pozitivisht u vlerësuan përpjekjet e shtetit, por edhe të organizatave si Kryqi i Kuq, organizatat humanitare dhe joqeveritare, të cilat në periudhën e kaluar i ndihmuan migruesit gjatë qëndrimit dhe transitit të tyre në Republikën e Maqedonisë.  

Click