Aktivitetet



E enjte, 12 dhjetor 2013
 
DEBAT PUBLIK ME TEMË: FORCIMI EKONOMIK I GRAVE 
 
Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të mbajë debat publik më 18 dhjetor 2013, me kohëzgjatje nga ora 10:00 deri në ora 11:30, në Sallën "Boris Trajkovski", në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me temë: Forcimi ekonomik i grave.

Në debatin publik janë ftuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë, komisionet lokale për mundësi të barabarta, Un Women, Lobi i grave maqedonase, Komisioni Evropian, si dhe shoqata tjera të qytetarëve që punojnë në këtë fushë.
 
 

Click