Aktivitetet

E mërkurë, 16 mars 2016 

DEBAT PUBLIK ME TEMË: "FUNKSIONIMI I KANALIT TË KUVENDIT" 

Këshilli i Kanalit të Kuvendit sot mbajti debat publik me temë: "Funksionimi i Kanalit të Kuvendit", ku morën pjesë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe ekspertët.

Kryetarja e Këshillit të kanalit të Kuvendit, Renata Deskoska në fjalimin e saj hyrës, për të cilën tha se do të flasë për përshtypjet dhe qëndrimet personale, e sqaroi qëllimin e debatit publik, duke theksuar se dëshiron ta nxisë hapjen e parlamentit sa më shumë që është e mundshme, që problemet e Kanalit të Kuvendit të mund të ndahen me opinionin e ekspertëve. 

Ajo theksoi se është ballafaquar me mungesën e vullnetit te partitë në pushtet që Këshilli i Kanalit të Kuvendit ta bëjë Kanalin e Kuvendit më atraktiv, i cili do të jetë lajmëtar i hapjes së mediave. Konsideron se duhet të investohen të gjitha përpjekjet për këtë kanal që të jetë më i hapur dhe të jetë simbol i transparencës së Kuvendit. 

Ende është i pamiratuar programi i Kanalit të Kuvendit për vitin 2016, politika redaktuese e Kanalit të Kuvendit është komplementare me politikën redaktuese e RTM-së, gjatë miratimit të programit nuk janë miratuar propozimet e tre partive politike. 

Violeta Dimovska, redaktore përgjegjëse e Kanalit të Kuvendit, theksoi se në vitin 2006 është nënshkruar marrëveshje për transmetim të aktiviteteve nga Kuvendi në Kanalin e Kuvendit, transmetime të drejtpërdrejta të seancave plenare dhe incizimeve nga mbledhjet e komisioneve. 

Sipas kësaj, Këshilli i Kanalit të Kuvendit nuk e ka dispozitën programore dhe financiare, organizimin e medias, të cilin e përbëjnë 4 gazetarë dhe redaktori përgjegjës të cilat i angazhon RTM-ja. 

Servisi publik e plotëson programin e Kanalit të Kuvendit deri në atë moment kur Kuvendi do ta formojë Kanalin e Kuvendit ashtu siç është nënshkruar në marrëveshjen. 

Jasna Baxhovska, profesoreshë në UCDHEM, udhëheqëse e Seksionit të gazetarisë në Fakultetin Juridik në Shkup, foli për mbylljen e parlamentit. Ajo theksoi se debati publik është harruar, ajo në Republikën e Maqedonisë është minimalizuar. 

Aleksandar Spasov, doc.dr. në Fakultetin Juridik, krahas analizave ndau edhe përvojë personale nga Bundestagu i Gjermanisë, ku ka punuar si praktikant.  Ajo theksoi se në Bundestag ka 2 kanale, në njëri kanal vetëm transmetojnë drejtpërdrejt nga Bundestagu, pa komente për çka diskutohet dhe kush diskuton. Ndërsa në kanalin e dytë Feniks, i cili është kanal i përbashkët në dy servise publike nuk ka transmetime të drejtpërdrejta përveç kur ka pika të veçanta dhe të rëndësishme për debat, ka incizime nga mbledhjet me koment nga udhëheqësi dhe komente nga deputetët, ka emisione debatuese dhe duele, ballafaqim liderësh. 

U përmend se Kanali i Kuvendit nuk i kryen funksionet kryesore për të cilat ekziston, e ato janë të informojë për të gjitha ngjarjet politike.  Gjithashtu u fol edhe për përdorimin e gjuhëve të Kanalit të Kuvendit. 

Në vazhdim të debatit publik u paraqitën për fjalë shumica e ekspertëve të ftuar të cilët theksuan se nuk ka vullnet për funksionim të Kanalit të Kuvendit, gjithashtu theksuan përvoja komparative nga vende tjera dhe se mungon debat dhe emisione debatuese. 

U konstatua se seancat plenare janë transparentë, ndërsa për punën e trupave punues, komisioneve, nuk ekziston arkiv dhe nuk ekzistojnë procesverbale nga mbledhjet. 

U ofruan modele të ndryshme të funksionimit përmes internetit prezantim të mbledhjeve, pastaj formim të studios dhe ekipimit kadtrovi në Kuvend dhe ndryshime në rregullativat ligjore për funksionim më të mirë të Kanalit të Kuvendit etj. 

Click