Aktivitetet

E hënë, 15 janar 2016 

Debat publik me temë "Gejmingu si veprimtar komerciale" 

Këshilli Nacional për Eurointegrime më 12 shkurt 2016 organizoi debat publik me temë "Gejmingu si veprimtari komerciale".

Në debatin publik u ftuan kryetarët dhe anëtarët e:  Komisioni për Çështje Evropiane, Komisioni për Politikë të Jashtme, Komiteti i Përzier Parlamentar RM dhe BE, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale, Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, Komisioni për Shëndetësi, Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, si dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e Komunitetit maqedonas të gejmerëve. 

Në debatin publik fjalime hyrëse kishin përfaqësuesit e komuniteteve të gejmerëve: znj. Ana Todoroviq me temë "Gejmingu dhe arsimi përfshirë edhe shkathtësitë", z. Martin Popovski me temë "Gejmingu dhe popullariteti", z. Kiril Ognenov me temë "Anët negative të gejmingut", dhe z. Samoil Petrevski për temën "Vallë gejmingu është veprimtari komerciale". 

Në fjalimet hyrëse u theksua arsyetimi i disa videolojërave si vegla edukative dhe arsimore, nga përdorimi i të cilave në praktikë u theksuan shembuj se më mirë mund të mësohet historia prej tyre sesa prej librave shkollorë.  U potencuan hulumtime sipas të cilave viedolojërat ndihmojnë në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve.  Rritja marramendëse e industrisë së gejmingut dhe e-sportit u theksuan si një prej argumenteve për popullaritet dhe rëndësi të kësaj veprimtarie për momentin, por edhe në të ardhmen.  Në aspekt të anëve negative të gejmingut u theksuan të qenët asocial, ikja nga realiteti, rreziqet e shëndosha, varësia si një lloj i pakontrollit, agresiviteti, por nga ana tjerët u theksuan edhe përparësitë e gejmingut, para se gjithash mundësia për të krijuar frymë ekipore dhe komunikim. U theksua rëndësia e gejmingut për biznesin dhe veçanërisht rëndësia e turneve në nivel nacional dhe ndërkombëtar të cilat janë mundësi për gejmerët më të mirë (programues, disenjatorë, artistë në industrinë e gejmingut) që të punësohen ose hapin mundësi për studim të lojërave. 

Me mendime, propozime dhe komente të tyre në debatin publik morën pjesë:  z. Antoni Peshev përfaqësues i Odës Ekonomike të Maqedonisë, znj. Tamara Resavska dhe znj. Adrijana Selmani nga Fondacioni "Metamorfozis", z. Boban Totovski përfaqësues nga "TNT" dhe kryetar i Federatës maqedonase për e-sport, z. Stefan Aleksiq nga Forumi arsimor i të rinjve, z. Gorazd Dimov nga Plani 4D, nga komuniteti i gejmerëve:  z. Jane Zdravevski, z. Stefan Petkov, z. Martin Stojanovski, z. Ermir Muriq, z. Aleksandar Dimovski, z. Igor Cvetkovski, z. Avram Qiprovski, z. Oliver Zdravevski, z. Martin Popovski. 

Në debatin publik u prononcuan numër i madh i mendimeve dhe qëndrimeve të ndryshme nga të cilat si poentë kryesorë mund të shihet se:  ka nevojë që gejmingu të njihet si e-sport me qëllim që të fitojë trajtim institucional përkatëse; ekzistojë nevojë për mbështetje përmes federatës së veçantë e cila do t'i përfaqësojë interesat e gejmerëve; nevojë për furnizim të akreditimeve dhe licencave; gemingu mund të gjejë zbatim përkatës në arsimin veçanërisht në procesin mësimor për përvetësimin e programit mësimor; gejmingu mund që ta përmirësojë në mënyrë të konsiderueshme grupin e shkathtësive (punë ekipore, mësimi i gjuhëve të huaja, qasja në zgjidhjen e problemeve, vetëdija gjinore etj); gejmingu përmes pjesëmarrjes në turnetë ndërkombëtare është mundësi e shkëlqyeshme për popullarizimin e Maqedonisë në nivel ndërkombëtar; gejmingu hap mundësi të mëdha për biznesin dhe të njëjtat duhet të shfrytëzohen; ka nevojë që gejmingu ligjërisht të rregullohet dhe të mbështetet financiarisht; ka nevojë për organizim të më shumë debateve në të ardhmen dhe për rritje të vetëdijes publike te qytetarët për këtë veprimtari; problemi i sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale është lidhur me vetëdijen e veprimtarisë së gejmingut. 

Click