Aktivitetet

E hënë, 14 mars 2016 

Debat publik me temë: "prioritete urgjente të reformës për Republikën e Maqedonisë: depolitizimi i administratës publike" 

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot e mbajti mbledhjen e 29-të kushtuar Debatit publik me temë: "Prioritete urgjente të reformës për Republikën e Maqedonisë: Depolitizimi i administratës publike". 

Me mbledhjen kryesoi kryetarja e Komisionit, znj. Ermira Mehmeti, e cila përkujtoi se Komisioni vazhdon të organizojë debate publike, në pajtim me rekomandimet e cekura në Prioritetet reformuese urgjente për Republikën e Maqedonisë, të përpiluara nga ekspertët e Komisionit Evropian. Njëkohësisht theksoi se qëllimi i këtij Debati publik është këmbimi i mendimeve dhe qëndrimeve për vendosjen e administratës publike profesionale, e cila do ta sigurojë të drejtën e qytetarëve të administratës së mirë.

Fjalime hyrëse për temën në këtë debat mbajtën: zëvendëskryeministri për çështje evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, z. Fatmir Besimi, ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, znj. Marta Arsovska-Tomovska dhe drejtoresha e Agjencisë për administratë, znj. Zhaklina Nikollovska. 

Në debatin, morën pjesë deputetët: z. Trjaço Dimkov, znj. Lidija Dimova, znj. Daniella Rangellova, z. Kenan Hasipi, znj. Sollza Gërçeva, si dhe përfaqësuesi i Sindikatës së Republikës së Maqedonisë, z. Zhivko Mitrevski. 

Diskutuesit u përqendruan në gjendjet aktuale në administratën publike, me ç'rast u theksua nevoja për zbatimin e kornizës së re ligjore, Ligjit për nëpunës administrativë dhe Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, duke i respektuar plotësisht principet e transparencës, meritës dhe përfaqësimit adekuat. 

Në mbledhjen u ftuan të marrin pjesë edhe kryetarët dhe anëtarët dhe përfaqësuesit e Komisionit për Politikë të Jashtme, Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Komitetit të Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, dhe Këshilli Nacional për Eurointegrime.  

Click