Aktivitetet

E mërkurë, 17 shkurt 2016 

Debat publik me temë: prioritetet reformuese urgjente për Republikën e Maqedonisë - pika 5. Mediat: "Mediat e pavarura profesionale dhe liria e të shprehurit 

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot e mbajti mbledhjen e 28-të kushtuar Debatit publik me temë:  Prioritetet reformuese urgjente për Republikën e Maqedonisë - pika 5.  Mediat: "Mediat e pavarura profesionale dhe liria e të shprehurit.  

Me mbledhjen kryesoi kryetarja e Komisionit, znj. Ermira Mehmeti, e cila sqaroi se Komisioni vazhdoi të organizojë debate publike për Prioritetet reformuese urgjente, në sferat e sundimit të së drejtës dhe të drejtës fundamentale, depolitizimin e administratës publike, lirinë e të shprehurit dhe reformën zgjedhore. 

Në lidhje me debatin e sotëm publik me temë "Mediat e pavarura dhe profesionale dhe liria e të shprehurit," znj. Mehmeti theksoi se është në drejtim të këmbimit të propozimeve dhe mendimeve të përfaqësuesve të mediave dhe të shoqatave dhe organizatave në Republikën e Maqedonisë, të institucioneve qeveritare, si dhe të deputetëve, me qëllim që të përmirësohen zgjidhjet ligjore në Ligjin për mediat dhe në Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale në interes të gazetarisë së lirë dhe të pavarur në vend. 

Fjalime hyrëse për temën në këtë debat mbajtën: ministrja kompetente e Shoqërisë Informatike, znj. Marta Arsovska - Tomovska, dhe drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, z. Zoran Trajçevski. 

Në debatin morën pjesë: z. Dejan Georgievski nga Qendra për Zhvillim të Mediave, z.  Klime Babunski nga Promedia, znj. Ivona Talevska nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë - AGM, znj. Tamara Çausidis nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë, z. Naser Selmani nga SHGM, z. Muamer Bekiri nga TV Shenja dhe deputetët, znj. Jagoda Shahpanska dhe znj. Daniella Rangellova.  
Click