Aktivitetet

E hënë, 11 janar 2016 

DEBAT PUBLIK ME TEME: ,,PROPOZIM-LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR MBROJTJE SHËNDETËSORE" 

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 8 janar 2015  mbajti debat publik me temë:,,Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për mbrojtje shëndetësore".  

Në debatin publik u ftuan dhe pjesëmarrje aktive morën përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, Odës së mjekësisë të Maqedonisë, Sindikatës së pavarur pranë Qendrave klinike dhe institucioneve tjera shëndetësore, Shoqatës së oftalmotologëve, Shoqatës së infermiereve, teknikëve dhe mamive, Mjekët specialistë dhe specializantët e ardhshëm pranë Fakultetit të Mjekësisë-Shkup, Shoqatës së pediatërve dhe organizatave tjera që e trajtojnë këtë problematikë.  

Nga diskutimet e zhvilluara u dhanë konkluzionet në vijim:

  • Definimi i qartë i veprimtarisë së optometristëve me caktim të mbikëqyrjes profesionale në veprimtarinë e tyre. 
  • Në kryerjen veprimtarisë së optometrisë të përjashtohen fëmijët deri në moshën 14 vjeçare. 
  • Saktësimi plotësues i veprimtarisë së shitoreve të specializuara për mjete mjekësore. 
  • Të përjashtohet mundësia që shtetasi i huaj të jetë drejtor i institucionit shëndetësor publik. 
  • Bashkëfinancimi i të gjitha specializantëve privatë me qëllim që të mbeten në shëndetësinë publike. 
  • Marrëveshja për lojalitet të specializantëve dhe subspecializantëve të jetë 1:1 në lidhje me afatin kohor për punë dhe 1:2 në lidhje me shumën e mjeteve të cilat duhet t'i kthejmë nëse e prishin marrëveshjen para kohe.
  • Përfshirja e infermiereve stomatologjike dhe teknikëve në grupin e stafit mjekësor të cilat mund të kthehen nga shëndetësia private në atë publike dhe 
  • Doktorët dhe stomatologët e rinj të mund të hapin institucion shëndetësor privat pa infermiere mjekësore ose stomatologjike deri në 24 muaj nga themelimi ose deri në regjistrimin e 700 pacientëve. 
Click