Aktivitetet

E martë, 7 qershor 2015 

DEBAT PUBLIK ME TEME: QËLLIMET E REJA ZHVILLIMORE DHE BARAZIA GJINORE - MUNDËSITË E AGJENDËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 

Komisioni për Mundësi të Barabarta i Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 6 korrik 2015, mbajti debat publik me temë: Qëllimet e reja zhvillimore dhe barazia gjinore - mundësitë e agjendës në Republikën e Maqedonisë.  

Debatin publik me fjalim jubilar e hapi nënkryetarja e Komisionit, znj. Daniella Rangellova. 

Në temën fjalime mbajtën:  Ibrahim Ibrahimi, zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale i Republikës së Maqedonisë, Luiza Uinton, përfaqësuese e përhershme e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara, Dragana Kiprijanovska, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Maja Filipovska Çaushevska, zëvendëskoordinatore e Mundësive të Barabarta e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe Nermina Fakoviq, koordinatore për mundësi të barabarta e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë.

Në diskutimin krahas anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve u përfshinë deputetët nga Kuvendi dhe përfaqësuesit nga organizatat joqeveritare dhe ndërkombëtare. Pas diskutimit u miratuan konkluzionet në vijim:

  1. KMB e mbështet iniciativën për agjendën e re zhvillimore pas 2015 dhe përmes këtij debati qartë e shpreh mbështetjen e vet për të njëjtën; 
  2. KMB aktivisht do të përfshihet edhe në përpunimin e strategjisë së qëndrueshme zhvillimore nacionale për implementimin e qëllimeve të reja globale pas 2015 në pjesën për mundësitë e barabarta dhe barazisë gjinore;
  3. KMB aktivisht do të marrë pjesë në realizimin e aktiviteteve në nivel nacional dhe ndërkombëtar. 
Click