Aktivitetet

E mërkurë, 30 shtator 2015 

DEBAT PUBLIK ME TEMË: RAPPORT VJETOR PËR IMPLEMENTIMIN E STRATEGJISË PËR BARAZI GJINORE PËR VITIN 2014 

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dje mbajti debat publik me temë: "Raporti vjetor për implementimin e Strategjisë për barazi gjinore për vitin 2014." 

Debatin publik me fjalim jubilar e hapi kryetarja e Komisionit, znj. Daniella Rangellova. 

Fjalime lidhur me temën mbajtën: Ibrahim Ibrahimi, zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale i Republikës së Maqedonisë, Dominika Stojanovska, udhëheqëse e zyrës së Un Women në Shkup, Nermina Fakoviq, koordinatore për mundësi të barabarta në Ministrinë e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë, Suzana Arsova Kostadinova, zëvendës udhëheqëse e Sektorit për mbështetje dhe zhvillim të sipërmarrësisë në Ministrinë e Ekonomisë e Republikës së Maqedonisë dhe Nadezhda Uzellac, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. 

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit në diskutimin u inkuadruan edhe përfaqësues të institucioneve si dhe përfaqësues të sektorit të OJQ-së nga kjo sferë. 

Pas përfundimit të diskutimit u miratuan konkluzionet në vijim: 

1. Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve e pranon Raportin vjetor për implementimin e Strategjisë për barazi gjinore për vitin 2014 me sugjerim që të dorëzohet deri në fillim të qershorit; 

2. Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i jep vërejtjet dhe sugjerimet vijuese në lidhje me implementimin e Strategjisë për barazi gjinore: 

  • të vazhdojë lufta e gjithë shoqërisë me stereotipat dhe paragjykimet; 
  • të vazhdojnë aktivitetet për rritje të mëtutjeshme të pjesëmarrjes së femrave në politikë; 
  • të rriten mjetet e dedikuara për forcimin ekonomik të femrave; 
  • të rriten mjetet për fushatë informative në luftë kundër dhunës familjare; 
  • të rriten mjetet në buxhetin që janë dedikuar për realizimin e Strategjisë për barazi gjinore; 
  • të shqyrtohet mundësia për t'u aktivizuar studimet gjinore. 
Click