Aktivitetet

E enjte, 5 nëntor 2015 

DEBAT PUBLIK ME TEMË: "REPUBLIKA E MAQEDONISË NË RRUGËN DREJT EUROINTEGRIMIT" 

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot mbajti debat publik me temë: "Republika e Maqedonisë në rrugën drejt eurointegrimit", në të cilin morën pjesë edhe eurodeputetët nga Grupi i të gjelbërve në Parlamentin Evropian: znj. Rebeka Harms nga Gjermania, koordinatore e Grupit dhe anëtari z. Igor Sholltes nga Sllovenia, të cilët janë në vizitë në Republikën e Maqedonisë. 

Në debatin publik u ftuan edhe nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për eurointegrime, z. Fatmir Besimi, anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme, Komiteti i Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian dhe anëtarët dhe përfaqësuesit e Këshillit Nacional për Eurointegrime, si dhe shumë përfaqësues të shoqatave dhe organizatave që i ndjekin proceset eurointegruese në Republikën e Maqedonisë. 

Në debatin morën pjesë: kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Ermira Mehmeti; kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Lidija Dimova; bashkëkryesuesi i Komitetit të Përzier Parlamentar - RM-BE, z. Kenan Hasipi; si dhe deputetet: znj. Lidija Popovska, znj. Daniella Rangellova dhe znj. Sollza Gërçeva. 

Gjithashtu, nga ana e sektorit joqeveritar folën znj. Mileva Gjurovska, kryetari i Shoqatës Evropiane të Maqedonisë dhe nga Instituti për Politikë Evropiane - z.  Aleksandar Jovanovski. 

Në lidhje me temën, e cila është në vigjilje të publikimit të lajmëruar të Strategjisë së sivjetshme për zgjerim dhe Raportit për progresin e Republikës së Maqedonisë nga ana e Komisionit Evropian, u këmbyen mendime dhe qëndrime për mundësitë për avancimin e procesit të aderimit të Republikës së Maqedonisë në BE. 

Njëkohësisht, u diskutua për reformat e nevojshme në shtet në kontekst të implementimit të marrëveshjes politike nga 2 qershor/15 korrik, si parakusht për marrjen e rekomandimit të shtatë të njëpasnjëshëm për hapjen e negociatave për anëtarësimin tonë në BE. Në atë drejtim, u shpreh angazhimi për vazhdimin e reformave të nevojshme në sferat e: gjyqësisë, zgjedhjeve, lirisë së të shprehurit, marrëdhënieve të mira ndëretnike, implementimit të plotë të Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe dialogut politik etj. 

Gjithashtu, nga ana e mysafirëve, znj. Harms dhe z.  Shollten, u potencua nevoja për hapjen e kapitullit 27 i cili ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit jetësor në vend, si dhe me qasjen më të organizuar të BE-së në lidhje me krizën aktuale të refugjatëve, ku Maqedonia është pjesë e rutës transite të refugjatëve.  

Click