Aktivitetet

E mërkurë, 23 dhjetor 2015 

DEBAT PUBLIK ME TEMË:SI TË ARRIHET GJYQËSIA EVROPIANE? 

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot e mbajti mbledhjen e 24-të kushtuar Debatit Publik me temë:Si të arrihet gjyqësia evropiane? 

Me mbledhjen kryesoi kryetarja e Komisionit znj. Ermira Mehmeti, e cila sqaroi se qëllimi i Debatit Publik është të këmbehen mendime dhe qëndrime në një vend, ndërmjet deputetëve, përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor, sektorit qeveritar dhe joqeveritar, në drejtim të arritjes së pavarësisë dhe profesionalizmit më të madh të gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë dhe përafrimit të saj me standardet evropiane. 

Fjalime hyrëse lidhur me temën në debatin publik mbajtën:  nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për çështje evropiane, z.  Fatmir Besimi, ministër i Drejtësisë, z. Adnan Jashari dhe drejtoresha e Akademisë së Gjykatave dhe Prokurorëve Publikë znj. Aneta Arnaudovska.  Njëkohësisht, mysafirët i informuan të pranishmit se është përpiluar Strategjia 2016-2020 dhe Plan-veprimi për reformat në gjyqësinë, në pajtim me kërkesat e legjislacionit evropian, praktikat më të mira evropiane dhe përvojat rajonale.   

Në debatin morën pjesë deputetët, Lidija Dimova, Orhan Ibrahimi, Daniella Rangellova, Liljana Popovska, Kenan Hasipi, si dhe kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, z.  Petar Anevski dhe drejtoresha e EPI, znj. Malinka Ristevska-Jordanova.  

Në diskutimet e tyre u theksua se gjyqësia e pavarur dhe e paanshme paraqet një nga shtyllat fundamentale të sundimit të së drejtës, e me atë edhe të demokracisë funksionale, gjë që është parakusht i rëndësishëm për aderimin e vendit në BE. 

Click