Aktivitetet

E mërkurë, 17 dhjetor 2014

Debat publik për Propozim-ligjin për caktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit 

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, në kuadër të Mbledhjes së dymbëdhjetë e cila u mbajt më 17 dhjetor (e mërkurë) 2014, me fillim në ora 10.00, Salla Boris Trajkovski", në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, mbajti Debat Publik për Propozim-ligjin për caktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit.

Në mbledhjen e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte e pranishme Biljana Brishkovska-Boshkovski, zëvendësministre e Drejtësisë.

Në Debatin publik për Propozim-ligjin për caktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit morën pjesë: Biljana Brishkovska-Boshkovski, zëvendësministre e Drejtësisë, Vlladimir Pançevski, kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1 - Shkup, Liljana Ivanovska Shopova, u.d. kryetare e Gjykatës së Apelit Shkup, Zllatko Bikovski, prokuror publik nga Prokuroria publike themelore për përndjekje të krimit dhe korrupsionit të organizuar, Nikolla Dodevski kryetar i Dhomës së Avokatëve, Jani Niçev gjykatës në Gjykatën themelore Shkupi 1, deputetët Svetllana Jakimovska dhe Rome Trenov, si dhe kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Vlladimir Gjorçev.

Në bazë të mendimeve, propozimeve dhe qëndrimeve që u theksuan në debatin publik, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të përpilojë Raport të cilin do t'ia paraqesë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Click