Aktivitetet

E enjte, 14 maj 2015 

Debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bibliotekat  

Në kuadër të mbledhjes së 13-të, Komisioni për Kulturë sot mbajti Debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bibliotekat. 

Në debatin publik u ftuan përfaqësues të të gjithë institucioneve në Republikën e Maqedonisë nga sfera e veprimtarisë së bibliotekës që janë të prekur drejtpërdrejt me Ligjin për bibliotekat dhe puna e tyre e përditshme nënkupton zbatim të dispozitave të këtij ligji.

Kryetarja e Komisionit për Kulturë, Sillvana Boneva, theksoi se me organizim të debateve publike, para se gjithash do të miratohen ligjet nga sfera e kulturës, me qëllim që të dëgjohen komentet nga subjektet që janë përfshirë drejtpërdrejtë në implementimin e këtyre ligjeve, si dhe të sigurohet transparencë më e madhe në punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Ministrja e Kulturës, znj. Elizabeta Kançeska-Milevska, gjithashtu e përshëndeti iniciativën e Komisionit për Kulturë për organizimin e debatit publik, me ç'rast theksoi se është në interes të ministrisë që të dëgjohen komentet dhe sugjerimet për zgjidhjen e propozuar ligjore.

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë Magdica Shambevska nga IN Biblioteka nacionale dhe universitare "Shën  Kliment i Ohrit" Shkup, Bllagoj Nikollov nga Shoqata e bibliotekës së Maqedonisë dhe Ivanka Sokollova nga Biblioteka popullore komunale "Braqa Milladinovci" Radovish, që dhanë komente, mendime dhe propozime konstruktive në drejtim të precizimit plotësues dhe përmirësimit të dispozitave të propozuara. 

Click