Aktivitetet

E premte, 19 dhjetor 2014

Debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore 

Komisioni për Kulturë, në kuadër të Mbledhjes së shtatë, më 18 dhjetor (dje) mbajti Debat Publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore. 

Në debatin publik u ftuan përfaqësues të të gjithë Institucioneve nacionale për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, veprimtaria e muzeut dhe subjektet e autorizuara për mbrojtje të trashëgimisë kulturore shpirtërore në Republikën e Maqedonisë, ndërsa në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm Elizabeta Kançeska-Milevska, ministre e Kulturës.

Kryetari i Komisionit për Kulturë, Sillvana Boneva, theksoi se përmes këtij debati publik Komisioni ka për qëllim të kryejë kontroll në zgjidhjen e propozuar ligjore, t'i dëgjojë mendimet nga institucionet dhe subjektet që janë drejtpërdrejt të përfshirë në implementimin e këtij ligji, si dhe të sigurojë transparencë më të madhe në punën e Kuvendit.

Në diskutimin në lidhje me Propozim-ligjin morën pjesë: Jani Antoniev nga Qendra konservatore nacionale, Zoran Altiparmakov nga ISH Enti dhe muzeu Manastir, Llazar Shumanov nga IKOMOS Makedonia, Vesella Çestoeva nga ISH Muzeu arkeologjik i Maqedonisë, Zorica Jakovlleska Spirovska nga ISH Biblioteka nacionale dhe universitare "Shën Kliment i Ohrit" Shkup, Zoran Rujak nga ISH Enti dhe muzeu Strumicë, Sillvana Bllazhevska nga ISH për menaxhim me lokalitetin arkeologjik Stobi, Velika Stojkova Serafimovska nga Instituti për folklor "Marko Cepenkov" Shkup, Anita Vasillkova Midoska nga Muzeu popullor Veles dhe deputetja Roza Topuzovska Karevska. Nga ana e pjesëmarrësve u dhanë komente dhe mendime në lidhje me ligjin e propozuar për precizimin plotësues të dispozitave.

Në bazë të mendimeve, propozimeve dhe qëndrimeve që u theksuan në debatin publik, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të përpilojë Raport të cilin do t'ia paraqesë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Click