Aktivitetet

E mërkurë, 13 maj 2015 

Debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Muze 

Komisioni për Kulturë, në kuadër të mbledhjes së 12-të, sot mbajti Debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Muze. 

Në debatin publik u ftuan përfaqësues nga të gjithë institucionet lokale nga veprimtaria e muzeve në Republikën e Maqedonisë dhe përfaqësues nga galeritë artistike, e në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte e pranishme Elizabeta Kançeska-Milevska, ministre e Kulturës dhe Vesna Ilievska, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Kulturës. 

Kryetarja e Komisionit për Kulturë, Sillvana Boneva, theksoi se përmes këtij debati publik Komisioni ka për qëllim që ta kontrollojë tekstin e Propozim-ligjit, t'i dëgjojë komentet nga ana e institucioneve të prekura që punojnë në sferën e veprimtarisë së muzeut, si dhe të sigurojë transparencë më të madhe në punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Në diskutimin në lidhje me Propozim-ligjin morën pjesë:  Biljana Garevska nga Muzeu natyror-matematikor i Maqedonisë, Gordana Nikollov nga Komiteti Nacional i Maqedonisë IKOM, Vesella Çestoeva nga Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë, Petre Kamçevski nga Muzeu-galeria Kavadar, Violeta Atanasova nga Galeria "El Greko", Mirjana Ninçovska nga Muzeu i Maqedonisë, si dhe deputetët Liljana Popovska dhe Roza Topuzova Karevska. 

Nga ana e pjesëmarrësve u shprehën komente, mendime, propozime dhe qëndrime në lidhje me tekstin e Propozim-ligjit, e në drejtim të precizimit plotësues dhe përmirësimit të dispozitave të propozuara. 

Kryetari i Komisionit për Kulturë, Sillvana Boneva, njoftoi se në bazë të propozimeve të shprehura nga pjesëmarrësit në debatin publik mund të përpilohen amendamente që do të shqyrtohen në lexim të dytë për Propozim-ligjin të caktuar për javën e ardhshme. 
Click