Aktivitetet

E mërkurë, 2 shtator 2015 

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR SIGURI NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR 

Këshilli Nacional për Eurointegrime bashkë me Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot mbajti debat publik për Propozim-ligjin për siguri në komunikacionin rrugor. 

Propozim-ligjin për siguri në komunikacionin rrugor është pjesë e Aneksit 2 që është pjesë përbërëse e Mendimit të Këshillit Nacional për eurointegrime për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian gjatë vitit 2015, të cilën Këshilli me konsensus e miratoi në mbledhjen e mbajtur më 12 mars të këtij viti. 

Propozim-ligjin për siguri në komunikacionin rrugor e arsyetoi sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, znj. Aanstasija Ilievska. Në fjalimin, znj. Ilievska theksoi se qëllimi i përcaktuar dhe i deklaruar qartë i Republikës së Maqedonisë për integrimin e BE-së si dhe krijimi i kushteve për zbatim të standardeve evropiane në legjislacionin nacional, e hapi çështjen e harmonizimit të çështjeve të caktuara nga sfera e komunikacionit rrugor.  Qëllimi i miratimit të ligjit të ri është tejkalimi i parregullsive të caktuara nga zbatimi i deritanishëm i ligjit si dhe për harmonizimin me të drejtën e BE-së nga sfera adekuate.  Me Propozim-ligjin bëhet harmonizimi me Direktivat e Këshillit nga 16 dhjetor 1991 për përafrimin e ligjeve të vendeve-anëtare në lidhje me përdorimin e detyrueshëm të brezave të sigurt në mjetet me peshë më pak se 3,5 tonë, si dhe me Direktivën 2006/126/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit nga 20 dhjetor 2006 për patentë shoferët. Propozim-ligji i ri është rezultat i qasjes multisektoriale dhe analizës gjithëpërfshirëse ku janë konsultuar seri palë të prekur. Rolin qendror gjatë përgatitjes së ligjit e ka pasur komisioni i formuar nga ministri i Punëve të Brendshme, në përbërje të të cilit kanë marrë pjesë përfaqësues të njësive organizative profesionale.  Përgatitja e ligjit ka zgjatur një vit, ndërsa si palë të interesuar janë konsultuar:  Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, qendrat e autorizuar të provimit dhe autoshkollat, qyteti i Shkupit, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, njësitë e vetëqeverisjes lokale, Ndërmarrjet Publike për Rrugët Shtetërore, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Drejtësisë, Sekretariati për Legjislacion, Ministria e Financave etj. 

Në debatin publik me mendime, propozime, vërejtje dhe komente morën pjesë:  Stojçe Stamenkovski kryetar i Këshillit Republikan për Siguri të Komunikacionit Rrugor, Bllagoja Martinovski dhe Lenin Jovanovski nga Federata e Motoçiklistëve të Maqeonisë, Ranko Stojanovski nga Federata Automobilistike e Maqedonisë, Vllatko Gjuroski nga Automoto lidhja e Maqedonisë, Jonçe Apostollovski nga Shoqata Nacionale e Autoshkollave dhe shoferë-instruktorë, dhe deputetët Nolla Ismajlloska Starova, Roza Topuzova Karevska, Pavle Trajanov dhe Andon Çibishev.  Në diskutimet u përshëndet miratimi i një ligji të ri për siguri në komunikacionin rrugor, i njëjti është veçanërisht i rëndësishëm sepse çdo qytetar është prekur nga ligji. U theksua nevoja për precizim plotësues dhe përmirësim të zgjidhjeve të caktuara të Propozim-ligjit me qëllim që të sigurohet cilësia e ligjit si dhe zbatimi i tij efikas në praktikë. 

Click