Aktivitetet

E martë, 16 janar 2016 

Debat publik për propozim-ligjin për vendskijim 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 57-të mbajti debat publik për Propozim-ligjin për vendskijim. 

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të propozuesit të Propozim-ligjit ishte i pranishëm zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z. Nimetulla Halimi. 

Në fjalimin para deputetëve dhe mysafirëve të pranishëm propozuesi edhe njëherë e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me Propozim-ligjin dhe kërkoi nga të pranishmit të japin propozime, mendime dhe vërejtje për Propozim-ligjin dhe ta përcaktojnë nevojën për miratim të ligjit të propozuar. 

Në debatin publik, përveç kryetarit të Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.  Rexhail Ismaili ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komisionit:  znj. Liljana Zaturoska, z.  Stojan Millanov dhe z. Tomisllav Tuntev; zëvendëskryetari i Komisionit, z.  Ramis Merko; zëvendësanëtarët e Komisionit, znj. Liljana Popovska dhe z. Dragan Danev. 

Ishin të pranishëm edhe deputetët: z. Vasko Kovaçevski, znj. Svetllana Karapetrova dhe z.  Josifovski Lubomir. 

Në debatin publik diskutuan dhe dhanë mendime, propozime dhe vërejtje deputetët:  Liljana Popovska, Liljana Zaturoska, Tomisllav Tuntev, Vasko Kovaçevski dhe Lubomir Josifovski dhe pjesëmarrësit:  Boris Stojanovski - Ski Klubi Jelak, Mirosllav Kërstovski - Kupa e Sharit, Goran Haxhi Iljoski - ish-reprezentuesi në të bërit ski i Republikës së Maqedonisë, Kiro Angellovski - Federata për sportet malore, Ognen Cigovski - Federata e skisë e Maqedonisë, Jovanka Stojanova - ELEM Turs, Konstantin Ciriviri - Shoqata e Maqedonisë e Udhëheqësve Ndërkombëtarë, Vllatko Jovanovski - Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Tomisllav Andonovski - Agjencia për të Rinj dhe Sport, Jovan Bozhinovski - Kupa e Sharit dhe Sait Saiti - Kryqi i Kuq.  

Click