Aktivitetet

E premte, 29 janar 2016 

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR ZONA TË LIRA SHËNDETËSORE 

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në kuadër të mbledhjes së 37-të, mbajti debat publik me temë: "Propozim-ligj për zona të lira shëndetësore". 

Me mbledhjen kryesoi kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, znj. Jagoda Shahpaska, e cila theksoi se si opozitë e kundërshtojnë miratimin e këtij Propozim-ligji, duke i theksuar vërejtjet për këtë ligj.

Në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë si propozues i Propozim-ligjit, ishte i pranishëm ministri i Shëndetësisë, z. Nikolla Todorov, i cili e arsyetoi Propozim-ligjin dhe volitshmëritë që i ofron i njëjti. 

Qëllimi i Propozim-ligjit është zhvillimi i turizmit shëndetësor, ngritja e nivelit të mbrojtjes shëndetësore në Republikën e Maqedonisë me tërheqje të kapitalit të huaj për futje të metodave dhe procedurave shëndetësore, transfer të know how dhe teknologji dhe rritja e konkurrencës dhe punësimit, rritja e kapitalit të ofertës së arsimit të lartë nga sfera e mjekësisë, vendosja dhe promovimi i vlerave dhe praktikave dhe oferta e cilësisë më të lartë të arsimit nga ajo ekzistuesja, i cili do të sjellë metoda arsimore moderne dhe cilësore. Konsiderohet se hapja e zonave të lira shëndetësore do të stimulojë edhe zhvillim të industrive, përfshirë edhe turizmin, hotelieri, si dhe se do të zvogëlohen shpenzimet e Fondit për Shëndetësi dhe Sigurim të Maqedonisë për dërgimin e pacientëve jashtë vendit. 

Propozim-ligji për zonat e lira shëndetësore tërheq detyrim për sigurim të mjeteve për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në lartësi prej 30.000.000 denarë të nevojshëm për rregullimin e zonës nga ana e themeluesit, sigurim të mjeteve për ndihmë shtetërore për shfrytëzuesit e zonave dhe promovim të saj për tërheqjen e investuesve të huaj dhe të vendit. Planifikohet që zona e parë e lirë të jetë e hapur gjatë vitit 2017. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin për debat të sotëm publik, krahas ministrit të shëndetësisë dhe kryetarit të Komisionit, u inkuadruan edhe deputetët, përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, Fondacionit Shoqëri e hapur, Qendrës maqedonase për arsim evropian dhe Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës. 

Pjesëmarrësit kanë mundësi të japin kritika pozitive dhe negative, mendime dhe propozime në lidhje me Propozim-ligjin për zona të lira shëndetësore, ndërsa ministri Todorov ishte decid se të gjitha vërejtjet do të merren parasysh dhe shqyrtohen thellësisht.  

Debati publik kishte për qëllim nxitjen e përforcimit të sistemit shëndetësor në vendin tonë dhe të japë bazë cilësore për shqyrtimin e këtij Propozim-ligji në procedurë të Kuvendit. 
Click