Aktivitetet

E premte, 5 shkurt 2016 

Debat publik për "Rolin e sektorit civil në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë" 

Këshilli Nacional për Eurointegrime dje organizoi debat publik për "Rolin e sektorit civil në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë". Në debatin publik u ftuan kryetarët dhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane, Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komiteti i Përzier Parlamentar RM dhe BE, si dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, komunat dhe numër i madh i organizatave të shoqërisë civile. Në debatin publik ishin të pranishëm përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë dhe nga ambasadat e vendeve anëtare të BE-së në Republikën e Maqedonisë. 

Në debatin publik mbajti fjalim z. Fatmir Besimi, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për integrime evropiane, me ç'rast informoi se Qeveria në bazë të rregullt i konsultuan organizatat civile për tema të rëndësishme lidhur me veprimin e tyre shoqëror. Fakt i pamohueshëm, theksoi z. Besimi, është se Qeveria asnjëherë deri më tani nuk ka qenë më transparente në raportin e saj me organizatat qeveritare. Sekretariati për çështje evropiane vendos qasje sistemore për dialog të përhershëm me organizatat civile. Janë hapur cikle takimesh me organizatat civile për tema të ndryshme: Për Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë, për programet nacionale për harmonizim me legjislacionin evropian si dhe për IPA projektet.  Në konsultim me organizatat civile janë përpiluar edhe dokumente të cilat dalin nga Dialogu aderues i nivelit të lartë dhe të njëjtit janë konsultuar edhe për përcaktimin e prioriteteve nga IPA II. Për shkak të inkluzivitetit më të madh të sektorit civil të ueb faqes së Sekretariatit për Çështje Evropiane, është vendosur regjistër për organizatat civile, për çështjet lidhur me integrimet evropiane dhe IPA projektet. Momentalisht janë regjistruar mbi 80 organizatat civile. 

Me mendime, propozime dhe komente të tyre në debatin publik morën pjesë: znj. Lidija Dimova kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime, z. Kenan Hasipi, znj. Sollza Gërçeva anëtarë të Këshillit Nacional për Eurointegrime, z. Dimitar Mirçev anëtar i Këshillit dhe përfaqësues i Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, z. Tomisllav Tuntev deputet dhe zëvendësanëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Zhivko Mitrevski nga Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë, si dhe përfaqësuesit e organizatave civile: znj. Ana Çolloviq Lleshoska dhe znj. Nevenka Smillevska nga "Eko-svest", z. Aleksandar Nikollov nga Asociacioni i Iniciativave Zhvillimore "Zenit", z. Aleksandar Jovanovski nga Instituti për Politika Evropiane, z. Andrea Stojkovski nga Qendra maqedonase për arsim evropian, z. Suad Misini nga Qendra hulumtuese për shoqëri civile, z. Misha Popoviq nga Instituti për demokraci "Societas civilis", z. Aleksandar Gavrillovski nga shoqata "Iniciativa" nga Prilepi, znj. Savka Todorovska nga Këshilli Nacional i Femrave të Maqedonisë, z. Bllagoj Shakllevski kryetar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Eurointegrime pranë komunës Manastir dhe z. Aleksandar Goçev nga "Plani 4D".

Një pjesë e pjesëmarrësve në debatin publik theksuan qasjen e përmirësuar të Qeverisë ndaj organizatave civile, që është si rezultat i angazhimeve nga ana e zëvendëskryetarit të Qeverisë i ngarkuar për integrime evropiane z. Fatmir Besimi.

Në debatin publik u prononcuan mendime dhe qëndrime të ndryshme në lidhje me rolin dhe statusin e sektorit civil, për dispozitat e Ligjit për shoqatat dhe fondacionet që e rregullojnë këtë sferë, për nevojën për raport më transparent të institucioneve ndaj sektorit civil veçanërisht në procesin e krijimit të politikave, nevojës për destigmatizimin e organizatave joqeveritare. Në fjalimin e pjesëmarrësve u potencua edhe nevoja për bashkëpunim të përforcuar të organizatave civile veçanërisht në nivel lokal, nevoja për pavarësi ekonomike dhe vetëqëndrueshmëri të organizatave, decentralizim të qëllimeve dhe mundësim që individi të marrë pjesë në krijimin e politikave shoqërore, nevoja për demonopolizim të burimeve të financimit, për qasje interdisiplinare në veprim të organizatave joqeveritare dhe përcaktim të fushëveprimeve.

Në diskutimin u potencuan edhe interpretime dhe koncepte të ndryshme se çka paraqet në përgjithësi sektori joqeveritar, ndërsa u diskutua edhe për përfaqësimin e organizatave joqeveritare dhe legjitimitetin e nevojshëm për të qenë pjesë e këtij sektori, nevojën për formimin e Fondit Nacional për Financim, nevojën për komunikim dhe bashkëpunim më të madh me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për rëndësinë dhe aktivitetet e lobi grupeve dhe organizatave tink-tenk, ekspertizën e sektorit joqeveritar, financimin e donatorëve të huaj, për dialogun politik në procesin e aderimit në BE, lehtësimet tatimore, si dhe për përmirësimin e procesit të miratimit të ligjeve.

Click