Aktivitetet

E mërkurë, 19 nëntor 2014 

Debat publik për sfidat dhe mundësitë e IPA 2 në korniza rajonale 

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me të cilin kryesoi zëvendëskryetarja e Komisionit, znj. Nora Aliti, dje e vazhdoi Debatin dyditor publik më temë "IPA 2 (2014-2020) – "Sfidat dhe mundësitë për shfrytëzim".

Edhe në ditën e dytë të Debatit publik u diskutua për sfidat dhe mundësitë e IPA 2, por në korniza rajonale.   

Në lidhje me temën, fjalim hyrës mbajti znj. Nora Aliti, e cila theksoi se 664,2 milionë euro në kuadër të IPA 2, nga ana e Bashkimit Evropian, duhet të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme për realizim të përcaktimeve strategjike të shtetit, me qëllim që të realizohen reformat e nevojshme për përgatitjen e përmbushjes së qëllimit të fundit - anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në BE. 

Znj. Aliti u përqendrua edhe në dobinë nga zhvillimi i dimensionit parlamentar të bashkëpunimit rajonal, në drejtim të shfrytëzimit të mundësive për projektim dhe realizim të projekteve rajonale në kuadër të IPA 2. 
Gjithashtu, ajo theksoi edhe përparësitë nga bashkëpunimi rajonal, si mundësi për këmbim të përvojave për avancim të rolit të Komisionit për Çështje Evropiane, si trup i Kuvendit kompetent për informimin dhe promovimin e përparësive dhe volitshmërive, që u ofrohen shfrytëzuesve të fondeve paraaderuese evropiane. 

Njëkohësisht, theksoi se transparenca e procesit të plotë për shfrytëzimin e këtyre fondeve në lidhje me qytetarët, nga ana e institucioneve shtetërore, është me rëndësi esenciale për shfrytëzimin e tyre më të madh, por paraqet edhe hap para drejt eurointegrimit tonë. 

Në atë drejtim, propozoi realizim të kontakteve më intensive parlamentare të Komisioneve për Çështje Evropiane, përmes zhvillimit të takimeve rajonale, punëtorive dhe konferencave. Njëkohësisht, e përshëndeti punën e Rrjetit të komisioneve parlamentare për ekonomi, financa dhe integrim evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilin e vendosi Fondacioni vestiministër për demokraci, me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit rajonal të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor. 

Në lidhje me punën e rrjetit, fjalim mbajti drejtori i Fondacionit vestministër, z. Emil Atansasovski, i cili i prezantoi përvojat e deritanishme nga puna e këtij bashkëpunimi rajonal, si dhe publikimin më të ri: "IPA2 - Më shumë strategji dhe mbikëqyrje" të Institutit për politikë evropiane EPI. 

Fjalime hyrëse në lidhje me temën mbajtën edhe përfaqësuesit e: Kuvendit Nacional të Republikës së Serbisë, nënkryetari i Kuvendit, z. Vlladimir Marinkoviq dhe anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane, znj. Dushica Stojkoviq; përfaqësuesit e Parlamentit të Malit të Zi, kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, z. Sllaven Radulloviq dhe të Parlamentit të Bosnjë e Hercegovinës, kryetari i Nënbordit për integrime të BE-së të Dhomës së përfaqësuesve të Federatës, z.  Shukrija Bakshiq dhe të Parlamentit të Republikës Sërpska, z. Sllobodan Popoviq. 

Në debatin u theksuan më shumë mendime dhe propozime për përmirësimin e mënyrave të shfrytëzimit të fondeve paraaderuese të BE-së, por edhe praktika të caktuara pozitive në rajon. 
Gjithashtu, u sugjerua në nevojën për bashkëpunim më të madh ekonomik të shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe në sferat tjera të shteteve, me ç'rast duhet të tejkalohen disa barriera të deritanishme, që, gjithsesi, do të jetë e dobishme për të gjithë. Progresi dhe ardhmëria euroatlantike duhet të jenë prioritet i yni, me ç'rast nuk guxojmë të jemi peng i historisë së Ballkanit Perëndimor. 

Në fund të debatit, Komisioni për Çështje Evropiane i miratoi rekomandimet në vijim:

1. Komisioni për Çështje Evropiane pret që Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në kohë t'i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për implementimin e suksesshëm të Dokumentit strategjik indikativ për Republikën e Maqedonisë (2014-2020), të miratuar në korrik 2014, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, si dokument i rëndësishëm strategjik, me të cilin vërtetohet përcaktimi i Bashkimit Evropian për ta vazhduar procesin e zgjerimit dhe Partneritetit me vendin tonë. 

2. Komisioni i shpreh falënderim Bashkimit Evropian, që mjetet e ndarë në IPA 2, janë më të mëdha në krahasim me IPA 1, edhe krahas faktit që BE-ja gjendet në periudhë pas krizës. Njëkohësisht, sugjeron për nevojën që këto mjete të ndara në lartësi prej 664,2 milionë euro, të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme për realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit, që do të mundësohet realizimi i reformave të nevojshme për përgatitjen dhe përmbushjen e qëllimit të fundit - anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në familjen evropiane.  

3. Komisioni i përshëndet pesë qëllimet strategjike të cekura në programin katërvjeçar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë (2014-2018) të cilat përputhen edhe me qëllimet kryesore të IPA 2, dhe atë zmadhimi i rritjes ekonomike dhe punësimit, integrimi i vendit në BE dhe NATO, lufta me korrupsionin dhe krimin dhe zbatimi efikas i ligjeve, ruajtja e marrëdhënieve të mira ndëretnike në bazë të principeve të tolerancës dhe respektimit të përbashkët dhe zbatimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe investimi në shkencë dhe arsim dhe teknologji informatike. 

4. Komisioni thekson, se Qeveria duhet që sa më shpejtë të përshtatet dhe ta shfrytëzojë qasjen e re të shfrytëzimit të IPA 2 - sipas sektorëve, në vend të sipas komponentëve, si proces i cili është në drejtim të harmonizimit ndërmjet strategjive të BE-së dhe strategjive nacionale, me çka ngrihet në shkallë më të lartë pronësia e shtetit shfrytëzues, dhe zmadhohet koherenca ndërmjet politikave sektoriale, shpenzimeve qeveritare dhe arritjes së rezultateve të mira.  Që të rritet efektiviteti i IPA 2, sipas qasjes së re sektoriale nevojitet që Qeveria në kohë të vendosë politikë sektoriale nacionale dhe strategji për buxhetin sektorial, të caktojë ministri përgjegjësi për sektorin/nënsektorin, të vendosë kornizë koordinative sektoriale funksionale dhe të ndërmarrë hapa për zhvillimin e saj.  

5. Komisioni rekomandon që të arrihet programim ekonomik afatmesëm dhe planifikim fiskal afatmesëm, e në ato korniza edhe të rishqyrtohen implikimet nga kofinancimi vendor i projekteve të mbështetura nga BE-ja.   

6. Komisioni e thekson nevojën për stimulim më të madh përkatësisht subvencionim nga shteti, buxheti shtetëror dhe buxhetet lokale, për një pjesë të shfrytëzuesve të projekteve në të cilat është i domosdoshëm kofinancimi nga të gjithë partnerët e përfshirë në projektet e veçanta.  Rekomandohet që të krijohet fond shtetëror për kofinancimin e organizatave civile në kuadër të IPA. 

7. Komisioni sugjeron, në domethënien dhe rëndësinë e sigurimit të transparencës sa më të gjerë për mundësitë për marrjen e mjeteve nga IPA 2, si dhe për përfitimet nga ndihma e IPA-s në vendin dhe drejtimet e saj të përgjithshme, që të ngrihet vetëdija te opinioni për shfrytëzimin dhe benefitin e tyre.  

8. Komisioni e nxit Qeverinë e Republikës së Maqedonisë që ta implementojë Strategjinë e përgjithshme të komunikimit për IPA të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë në korrik 2013, me qëllim që të sigurohet transparencë dhe llogaridhënie në procesin e informimit të qytetarëve për suksesin në shfrytëzimin e këtyre mjeteve. Gjithashtu, i përshëndet vizitat e punës të funksionarëve të lartë qeveritarë të institucioneve - shfrytëzues të IPA fondeve dhe implementues të NPAA, përfshirë edhe të organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile, me qëllim të përfshirjes dhe informimit të tyre të drejtpërdrejtë për të gjitha aspektet nga shfrytëzimi i IPA 2.            

9. Komisioni e thekson rëndësinë për përforcimin e kapaciteteve administrativ të IPA strukturave në institucione, përmes punësimeve të reja dhe trajnimeve profesionale të specializuara për shfrytëzimin e fondeve evropiane.  Kapaciteti institucional është kyç për realizimin e IPA2, në aktivitetet konkrete në katër sferat prioritare, si demokraci, sundimi i të drejtës dhe të drejtat e njeriut, zhvillimi socio-ekonomik, arsimi dhe zhvillimi i resurseve njerëzorë dhe zhvillimi bujqësor dhe rural.

10. Komisioni në frymën e zhvillimit të politikës së mirë ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal e pranon angazhimin e Republikës së Maqedonisë që ta vazhdojë  të ketë kontribut pozitiv konstruktiv në iniciativat rajonale me vendet e Ballkanit Perëndimor, në principin e inkluzivitetit. 

11. Komisioni e pranon nevojën për intensivimin e tentimeve të  Qeverisë për realizimin e projekteve rajonale në korniza të IPA2, me çka do të zmadhohet edhe bashkëpunimi ndërkufitar edhe lidhjet ndërmjet vendeve të rajonit. Gjithashtu, fton në pjesëmarrje të madhe në zhvillimin e sistemit hekurudhor modern dhe eko-efikas, që do ta lidh Evropën Jug-Lindore me pjesën tjetër të kontinentit, si dhe në përparimin dhe harmonizimin e mëtejmë të politikës transparente me të drejtën e BE-së,  në pajtim me pikën 62, të Rezolutës për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013 të Parlamentit Evropian.

12. Komisioni e përshëndet mbështetjen e BE-së për ekonominë dhe konkurrencën, përmes IPA2, me çka do të kontribuojë për përmirësimin e biznes klimës dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me çka do të zvogëlohen dallimet ndërmjet rajoneve dhe do të lidhet institucionet për hulumtimin dhe zhvillimin në sektorin afarist dhe sektorin për punësim.

13. Komisioni, duke i pasur parasysh shfrytëzuesit, në pajtim me Rregullativën nr. 231/2014 (paragrafi 6 nga preambula) për  vendosjen e IPA2, propozon, krahas takimeve të rregullta të Konferencave të komisioneve për çështje evropiane/integrime të parlamenteve të vendeve të përfshira  në Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit në Evropën Juglindore - KOSAP, takime rajonale të përbashkëta intensive të komisioneve për çështje evropiane/integrime, në të cilat do të diskutohet për mundësitë për përforcimin e kontrollit parlamentar mbi efikasitetin e shfrytëzimit të fondeve të BE-së.  

14. Komisioni e pranon nevojën që Sekretariati për Çështje Evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, më së paku një herë në vit ti dërgojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  informatë për shfrytëzueshmërinë e IPA2. 

15. Rekomandimet nga debati publik të Komisionit për Çështje Evropiane ti dërgohen Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deputetëve, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Sekretariatit për Çështje Evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.

16. Rekomandimet e debatit publik të publikohen në faqen e internetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që të jenë të qasshme për opinionin e gjerë.  

Click