Aktivitetet

E premte, 11 dhjetor 2015

DEBAT PUBLIKE ME TEMË: "SIGURIMI I QËNDRUESHMËRISË SË PROGRAMEVE TË VENDOSURA PËR HIV GRUPET ME RREZIK TË VEÇANTË TË HIV-IT PAS LARGIMIT TË FONDIT GLOBAL NË FUND TË VITIT 2016 - MUNDËSITË DHE SFIDAT" 

Komisioni i Shëndetësisë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot mbajti debat publik me temë: "Sigurimi i qëndrueshmërisë së programeve të vendosura për HIV për grupet me rrezik të veçantë nga HIV pas largimit të Fondit global në fund të vitit 2016 - mundësitë dhe sfidat". 

Në debatin publik u ftuan dhe morën pjesë aktive përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, Grupeve parlamentare ndërpartiake për HIV, Mekanizmi koordinues nacional për HIV dhe tuberkulozë, Komisioni Nacional për HIV/SIDË në Republikën e Maqedonisë, Sekretariati i Platformës për qëndrueshmëri të HIV programeve dhe organizatat tjera joqeveritare që merren me këtë problematikë. 

Nga diskutimet e zhvilluara u dhanë këto konkluzione: 
  1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Shëndetësisë si bartës të Programit nacional për HIV dhe pranues primar shumëvjeçar i donacioneve për HIV në Fondin Global në vitin vijues kanë për obligim dhe përgjegjësi ta realizojnë planin nacional për tranzicion nga financimi me mjete të donacionit në financim me mjete nga Buxheti i RM-së si dhe të vendosin mekanizma efektive ligjore dhe nënligjore për sigurimin e qëndrueshmërisë së programeve të vendosura preventive për HIV para përfundimit të përkrahjes nga Fondi global, me qëllim të ruajtjes së shkallës së ulët të HIV-it në vend; 
  2. Përshëndeten hapat e Ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e procesit participativ në përpunimin e kritereve për organizatat civile dhe planifikimin e serviseve preventive për grupet me rrezik të veçantë si kryesorë për sigurimin e tranzicionit të përgjigjeshim pas largimit të Fondit global në fund të vitit 2016; 
  3. Ministria e Shëndetësisë deri në fund të vitit 2015 t'i përgatisë dhe miratojë kriteret për përfshirjen e organizatave civile si implementues të Programit për mbrojtjen e popullatës për HIV/SIDË, të cilat do të garantojnë proces transparent të përfshirjes dhe angazhimit të organizatave civile, që kanë përvojë dhe ekspertizë në udhëheqjen e serviseve për parandalim, kujdes dhe mbështetje nga HIV; 
  4. Ministria e Shëndetësisë të ndajë mjete financiare për organizatat civile që ofrojnë shërbime për grupet me rrezik të veçantë nga HIV në Programin për mbrojtjen e popullatës për HIV/SIDË për vitin 2016, me qëllim avancimin e shëndetit publik në Republikën e Maqedonisë përmes ndërhyrjeve të fokusuara ndërmjet këtyre qytetarëve dhe ruajtjes së shkallës së ulët të HIV-it në të ardhmen;   
  5. Ministria e Shëndetësisë në tremujorin e parë të vitit 2016 të fillojë proces për angazhimin e organizatave civile të cilat do të regjistrohen në regjistrin e shoqatave implementues të Programit që të testohet funksionaliteti i sistemit për ndarjen e mbështetjes financiare të organizatave civile përmes programeve nacionale dhe buxheteve, që të lihet hapësirë e mjaftueshme në gjysmë vjetorin e dytë të vitit të ndërmerren masa urgjente për tejkalimin e pengesave eventuale ligjore ose administrative në realizimin e programeve që do t'i udhëheqin organizatat civile; 
  6. Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia e barnave të ndërmarrin masa me të cilat do të krijohen kushte dhe do t'i nxisin kompanitë farmaceutike t'i regjistrojnë të gjitha barnat e nevojshme antiretroviruse për trajtim dhe parandalim të HIV-it dhe të avancohet buxhetimi për barnat antiretroviruse në bazë të çmimeve referuese në pajtim me metodologjinë e përcaktuar ligjore për formimin e çmimeve të barnave; 
  7. Për shkak të urgjencës për realizimin e tranzicionit të përgjegjshëm të programeve preventive për HIV gjatë vitit 2016 kur tërhiqet Fondi Global, deputetët nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të mbajnë debat të ri publik pas gjashtë muajsh, që të konstatohet progresi i arritur dhe zbatimi i rekomandimeve nga ky debat publik në drejtim të sigurimit të qëndrueshmërisë financiare të programeve të vendosura për HIV. 
Click