Aktivitetet

E mërkurë, 20 korrik 2016 

Debati publik i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 68-të, si trup punues amë, mbajti Debat publik për Propozim-ligjin për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike. Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të propozuesit të Propozim-ligjit ishte e pranishme ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, znj. Marta Arsovska-Tomovska. 

Në fjalimin para deputetëve dhe mysafirëve të pranishëm, propozuesi e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin dhe kërkoi nga të pranishmit të japin propozime, mendime dhe vërejtje të tyre për Propozim-ligjin dhe ta përcaktojnë nevojën për miratimin e ligjit të propozuar. 

Në debatin publik, krahas kryetarit të Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Rexhail Ismaili, ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komisionit: Liljana Zaturoska, Sllave Goshev, Stojan Millanov, Fatmir Imerovski, Ejup Rustemi dhe Gazemend Aliji; zëvendëskryetari i Komisionit, Ramis Merko; zëvendësanëtarët e Komisionit: Bllagoja Despotoski, Sllagjana Mitovska, Dragan Danev, Musa Ibraimi dhe Meral Uzeiri Ferati. 

Mendime, propozime dhe vërejtje të tyre, dhanë: deputetët Sollza Gërçeva dhe Gazmend Aliji, si dhe pjesëmarrësit: Naser Selmani - Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë; Lirim Dullovi - gazeta ditore "Koha"; Ivan Mirçevski - Asociacioni mediatik i Maqedonisë; Dejan Georgievski - Qendra për zhvillim mediatik; Klime Babunski - Pro Media; Mende Mlladenov - "Bitollski Vesnik"; Zoran Fidanovski - gazetar; Marta Arsovska-Tomova, ministre e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Zoran Trajçevski - drejtor i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. 

Click