Aktivitetet

E martë, 13 tetor 2015, Stavanger, Mbretëria e Norvegjisë 

DELEGACIONI I KUVENDIT MORI PJESË NË SEANCËN E 61 TË AP TË NATO 

Pavle Trajanov dhe Goran Sugareski, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, morën pjesë në seancën e 61-të të AP të NATO-s, që u mbajt nga 9 deri më 12 tetor në Stavanger, Mbretëria e Norvegjisë.  Në shoqërim të vazhdueshëm të delegacionit ishte ambasadori i Republikës së Maqedonisë në NATO, Zoran Dabiq. 

Në seancën morën pjesë 243 delegatë prej 28 vendeve anëtare të NATO-s dhe 23 vende asociative dhe vende mbikëqyrëse. 

Gjatë punës u fol për situatën e sigurisë ndërkombëtare. Me disa rezoluta të miratuara, AP e NATO-s i ftoi liderët e vendeve anëtare t'i rrisin përpjekjet kundër propagandës ruse, ta zmadhojnë mbështetjen për qeverinë ukrainase dhe t'i mbajnë sanksionet ekonomike ndaj Moskës, derisa të pajtohet me detyrimet ndërkombëtare. 

Seanca e AP e NATO-s në Stavanger e kontrolloi progresin e harmonizimit të politikave mbrojtëse të NATO-s në dritën e sfidave të reja, dhe lënia e derës së hapur për anëtarë të rinj. 

Mali i Zi shpreson se do të marrë rekomandim për anëtarësim nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s në dhjetor, gjë që do të shpie në ftesë formale për t'u bërë anëtari i 29-të në Samitin e ardhshëm në Varshavë. 

Përveç mbështetjes së ambicieve të Malit të Zi, u miratua rezolutë me të cilën afirmohet "mbështetje e plotë dhe e vazhdueshme për NATO-n zmadhimin" përfshirë edhe aspirimet për anëtarësimin e Bosnjë e Hercegovinës, Geruzisë dhe Maqedonisë. 

U potencua rëndësia e politikës së "derës së hapur", njëkohësisht duke kërkuar nga vendet aspirante t'i realizojnë reformat e nevojshme dhe t'i tejkalojnë çështjet e hapura. 

Në margjinat e seancës delegacioni kishte një takim të shkurtër me kryeministren e Mbretërisë së Norvegjisë, Erna Sollberg.  

Click