Aktivitetet

E premte, 13 mars 2015 

Delegacioni i Kuvendit në Konferencë dyditore të Komisioneve për Çështje Evropiane në Beograd 

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të udhëhequr nga zëvendëskryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Nora Aliti, e në përbërje të të cilit ishin edhe anëtarët e Komisionit znj. Sollza Gërçeva dhe z. Trajço Dimkov, mori pjesë në Konferencën dyditore të komisioneve për integrime/çështje evropiane të vendeve pjesëmarrëse në procesin për stabilizim dhe asociim të vendeve të Evropës Juglindore - KOSAP, që u mbajt më 10 dhe 11 mars 2015 në Beograd, Republika e Serbisë. 

Në kuadër të Konferencës, delegacioni ynë i Kuvendit mori pjesë me fjalime në të gjitha panelet, kushtuar: "Strategjisë për zgjerim të BE-së dhe sfidave 2014-2015, "Reformave ekonomike dhe sfidave sociale në procesin e asociimit në BE", "Bashkëpunimit rajonal në sferën e IPA fondeve", si dhe "Politikës Energjetike në rajon".  

Në kuadër të panelit të parë kushtuar "Strategjisë për zgjerim të BE-së dhe sfidave 2014-2015", foli shefja e Delegacionit, "Nora Aliti, e cila duke u përqendruar në ngjarjet aktuale në Maqedoni, theksoi se megjithëse vendi gjashtë vite me radhë merr rekomandim për fillimin e negociatave, Këshilli Evropian i BE-së nuk e vërteton këtë rekomandim. 

Kjo ngecje e procesit eurointegrues të vendit, e ngadalëson dinamikën e reformave evropiane dhe ka ndikim demotivues. Në gjendje të krizës serioze politike dhe mungesës së dialogut politik faktor i vetëm bindës në vendin është aderimi në BE dhe NATO. Andaj nevojiten masa të brendshme dhe të jashtme urgjente, të cilat do t'i ndihmojnë vendit. Mënyra e vetme, me të cilën do të jemi të sigurt se vendi nuk do të destabilizohet është përfshirja e drejtpërdrejtë e BE-së në zgjidhjen e krizës politike, dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë, pa prolongim të mëtutjeshëm. 

Deputetja Sollza Gërçeva, duke folur për bashkëpunimin rajonal në sferën e IPA fondeve, informon për përvojat maqedonase në këtë fushë, në lidhje me shfrytëzueshmërinë e tyre, në aspekt të proceseve të tyre eurointegruese, sepse mosshfrytëzimi i këtyre parave evropiane, jep sinjal negativ se vendi nuk është i aftë t'i shfrytëzojë mjetet. 

Në vigjilje të transhesë së parë të IPA 2 për vitin 2014-2020, theksoi se janë të rëndësishme sfidat e vendeve nga rajoni për shfrytëzueshmërinë e tyre më të madhe, si dhe në lidhje me mbikëqyrjen parlamentare mbi shfrytëzimin e mjeteve të IPA, veçanërisht nëse kihet parasysh projektimi adekuat për periudhën e ardhshme shtatëvjeçare. Gërçeva e theksoi nevojën për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal gjatë shfrytëzimit të IPA mjeteve, por edhe në kuadër të lidhjes energjetike të rajonit. 

Në debatin me temë "Reformat ekonomike dhe sfidat sociale në procesin e asociacionit në BE "foli deputeti Trajço Dimkov" i cili duke u përqendruar në ngjarjet ekonomike në Republikën e Maqedonisë, theksoi se pavarësisht krizës ekonomike e cila sundon në BE dhe më gjerë në botë, Republika e Maqedonisë arriti ta ulë shkallën e papunësisë në vend, gjë që është si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të lëvizjeve ekonomike dhe klimës së mirë të biznesit për kompanitë që dëshirojnë të investojnë në vend. 

Në fund të Konferencës u miratua deklarata përfundimtare, në të cilën hyri edhe propozimi i delegacionit tonë parlamentar, me të cilin ftohet Këshilli Evropian ta merr parasysh progresin e arritur të vendeve kandidate, por edhe të vendeve potenciale kandidate për anëtarësim në BE, në lidhje me implementimin e reformave, si dhe të sigurojë mbështetje në procesin e mëtutjeshëm të aderimit. Në të kundërtën, çdo prolongim të hapjes së procesit të negociatave do të shkaktojë rreziqe të zmadhuara dhe të paparashikueshme për stabilitetin rajonal, por edhe dëmtim të kredibilitetit dhe efikasitetit të procesit të zgjerimit të BE-së. 

Click