Aktivitetet

E hënë, 26 tetor 2015 

DELEGACIONI I KUVENDIT NË KONFERENCË DYDITORE TË KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE NË TIRANË 

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Ermira Mehmeti, e në përbërje të të cilit ishte edhe anëtarja e Komisionit znj. Lidija Dimova e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime, merr pjesë në Konferencën dyditore të komisioneve për integrime/çështje evropiane të vendeve pjesëmarrëse në procesin për stabilizim dhe asociim të vendeve nga Evropa Juglindore - KOSAP, që u mbajt më 22-24 tetor 2015 në Tiranë, Republika e Shqipërisë. 

Në kuadër të Konferencës, delegacioni ynë i Kuvendit mori pjesë me fjalime dhe pikëpamje të tij në të gjitha panelet e parapara, kushtuar: "Bashkëpunimit të afërt rajonal - Sfidat parlamentare, "Nxitja e inkluzivitetit dhe interaksionit ndërmjet të gjitha faktorëve të Procesit eurointegrues" dhe "Qasja parlamentare drejt Procesit të Berlinit". 

Kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Ermira Mehmeti e cila njëkohësisht ishte edhe moderatore kryesore e panelit të parë kushtuar Bashkëpunimit të afërt rajonal - Sfidat parlamentare theksin e vuri në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve nga rajoni si alternativë e vetme për integrimin e tyre më të shpejtë dhe më cilësor në BE. Ajo theksoi se bashkëpunimi rajonal nuk guxon dhe nuk mund të jetë vetëm deklarative, i shprehur përmes fjalimeve të faktorëve politikë, por ai duhet të jetë i vërtetë, i shprehur përmes projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme që do t'i japin një frymë dhe energji të re gjithë rajonit. Në fund shfaqi shpresë për tejkalimin e të gjitha sfidave politike me të cilat ballafaqohen vendet e rajonit në interes të Perspektivës evropiane të qytetarëve të këtyre shteteve të cilat e meritojnë këtë. 

Deputetja Lidija Dimova mori pjesë me fjalimet e saj në panelin kushtuar "Qasjes parlamentare drejt Procesit të Berlinit". Dimova u përqendrua në ngjarjet aktuale në Maqedoni, ngecjen e procesit eurointegrues të vendit i cili e ngadalëson dinamikën e reformave evropiane. Kur bëhet fjalë për procesin e Berlinit ajo theksoi se i njëjti është mundësi veçanërisht e shkëlqyeshme për të gjithë vendet e rajonit për lëvizjen e procesit eurointegrues.  Veçanërisht duhet të merret parasysh edhe reforma ekonomike të cilën e parasheh procesi i Ballkanit dhe e cila doemos duhet të pranohet seriozisht e jo të keqpërdoret. Në fjalimin Dimova theksoi se vendet e rajonit doemos duhet të fillojnë të mendojnë, buxhetet e tyre të miratohet dhe projektohen në mënyrë transparente dhe të jenë bazë e zhvillimit ekonomik dhe nxitës i proceseve eurointegruese. U përqendrua edhe në Samitin e Vjenës në të cilin ndodhi që procesi të kidnapohet nga kriza e refugjatëve dhe ky moment me zhvillimin ekonomik u prek me krizën. 

Gjithashtu, u fol edhe për nevojën e zyrave për të rinjtë që janë paraparë të realizohen në pajtim me Procesin e Berlinit, për të cilat informoi se janë vendosur në Tiranë dhe Beograd e jo në kryeqytetet tjera prej të cilave mund të jetë edhe Shkupi.  Vendet që ishin të pranishëm në KOSAP-Tiranë u morën vesh që kryesimin e ardhshëm ta merr përsipër Bosnja e Hercegovina. 

Click