Aktivitetet

E martë, 24 shkurt 2015 

Delegacioni i Kuvendit në Konferencë në Tiranë 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 21 dhe 22 shkurt 2015, mori pjesë në Konferencën e Rrjetit të Komisioneve Parlamentare për Financim dhe Buxhet, Çështje Ekonomike dhe Çështje Evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me temë "Roli i Parlamenteve në Mbikëqyrën buxhetore dhe financiare", që u mbajt në Tiranë, Republika e Shqipërisë, në organizim të Fondacionit vestminister për demokraci. 

Delegacioni ishte në përbërje të: znj. Vlladanka Aviroviq, zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje Ekonomike dhe znj. Nora Aliti, zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje Evropiane, anëtarëve të Bordit të Rrjetit dhe deputetëve z.  Gjorgji Koxhabashiev, anëtar i Komisionit për Financim dhe Buxhet, znj. Kaltrina Azizi, anëtare e Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe z. Dragan Cuklev, anëtar i Komisionit për Çështje Ekonomike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Gjatë Konferencës, u zhvillua debat ekspertësh për proceset buxhetore në vendet e Ballkanit Perëndimor, për rolin e Parlamenteve në planifikimin dhe miratimin e buxhetit dhe ndjekjen e realizimit të tij. 

U theksua se parlamentet kanë rol kryesor në mbikëqyrjen financiare dhe buxhetore, me ç'rast nevojitet përforcimi i kapaciteteve administrative dhe financiare, me qëllim të zbatimit efikas të këtyre kompetencave. 

Gjatë diskutimit, në veçanti, u theksua përforcimi i rolit të Komisionit për Mbikëqyrje të Shpenzimit të Mjeteve Publike. Parlamentet duhet ta përforcojnë bashkëpunimin me Institucionet shtetërore të revizionit në drejtim të shqyrtimit të raporteve të revizorit dhe ndjekjes së rekomandimeve nga raportet e institucioneve të revizionit, si vegla kryesore për mbikëqyrje të pushtetit ekzekutiv nga ana e pushtetit legjislativ. 

Theksi i vendos edhe në transparencën fiskale në vendet e Ballkanit Perëndimor.  Sipas Fondit monetar ndërkombëtar, transparenca fiskale është elementi kryesor për sundim të mirë, e cila shpie në stabilitet makroekonomik dhe fiskal, por paraqet edhe faktor kryesor për shkallën më të lartë të rritjes ekonomike. Transparenca fiskale mund të shërbejë për identifikim të hershëm të rreziqeve potenciale në rezultatet fiskale, gjë që do të mundësojë reagim fiskal përkatës në kohë ndaj supozimeve të ndryshuara fiskale. Transparenca fiskale mundëson llogaridhënie para qytetarëve-tatimpaguesve, si dhe aftësi më të madhe kreditimi në tregun ndërkombëtar të kapitalit. 

U konkludua se procesi buxhetor në vendet e Ballkanit Perëndimor është përcaktuar në mënyrë adekuate, por prapëseprapë ka mundësi për përmirësimin e transparencës fiskale dhe futjen e praktikave më të mira në pajtim me standardet e pranuara dhe të njohura ndërkombëtare. 

Click