Aktivitetet

E martë, 8 korrik 2015

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Vjetor të 24-t të OSBE-së

Deputetët Vlladimir Gjorçev dhe Bekim Fazliu, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së), morën pjesë në Sesionin Vjetor të 24-t të OSBE-së, që u mbajt prej 5 deri më 9 korrik 2015 në Helsinki, Finlandë. Në sesion marrin pjesë thuajse 300 deputetë nga 54 vende pjesëmarrëse në OSBE-në dhe vende partnere. 

Në hapjen solemne të Sesionit Vjetor para deputetëve patën fjalime: Sauli Ninisto, presidenti i Finlandës, Timo Soini, ministër i Punëve të Jashtme i Finlandës dhe Illka Kanerva, kryetar i AP-së së OSBE-së. Ata u përqendruan në 40-vjetorin e nënshkrimit të dokumentit bazë të OSBE-së, Aktin Final të Helsinkit dhe rëndësinë e parimeve të përmbajtura në të, por shprehën edhe shqetësim për zhvillimin e ngjarjeve në rajonin e OSBE-së dhe shkeljen e këtyre parimeve. 

Në sesion ishte prezantuar raporti final i projektit „Helsinki+40“, që Asambleja Parlamentare e OSBE-së e zbatoi në bashkëpunim me tink-tanket e më tepër vendeve. Në bazë të këtij raporti, deputetët unanimisht e miratuan rezolutën „Helsinki+40: ndërtimi i të ardhmes së OSBE-së“.

Komisioni për Çështje Politike dhe Siguri, Komisioni për Çështje Ekonomike, Shkencë, Teknologji dhe Mjedisi i Njeriut dhe Komisioni për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Çështje Humanitare i shqyrtuan raportet dhe i miratuan rezolutat me temën „Duke u thirrur në frymën e Helsinkit“. 

Tri komisionet e AP-së së OSBE-së vazhdojnë me punë në pikat tjera të rendit të ditës, që kanë të bëjnë me gjendjen në Ukrainë, krizën e emigrantëve dhe refugjatëve në Mesdhe, kontrollin e armatimit, ndryshimet klimatike, të drejtat e pakicave, terrorizmi në rajonin e OSBE-së, etj.

Sekretar i ri i përgjithshëm i AP-së së OSBE-së me mandat prej pesë vitesh, në Mbledhjen e Komitetit të Përhershëm u zgjodh Roberto Montella nga Italia.

Asamblenë Parlamentare të OSBE-së e përbëjnë 323 parlamentarë nga 57 vende të Evropës, Azisë Qendrore dhe Amerikës Veriore. Kuvendi siguron kuorum për diplomacinë parlamentare, mbikëqyrjen e zgjedhjeve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për përmbushjen e angazhimeve në lidhje me çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, çështjet për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor.

Click