Aktivitetet



E martë, 11 shkurt 2014, Berlin 
 
DELEGACIONI I KUVENDIT NË VIZITË NË BERLIN 
 
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërjen e të cilit janë deputetët: z. Antonio Milloshoski, z. Aleksandar Spasenovski, z-nj. Hristina Runçeva, z-nj. Suzana Saliu dhe z-nj. Ermira Mehmeti, këto ditë është në vizitë në Berlin, RF Gjermanisë.

Delegacioni gjatë ditës së djeshme realizoi takime me deputetët: z. Peter Vajs, kryetar i Grupit Parlamentar për Evropën Juglindore të Bundestagut Gjerman, si dhe me z. Torsten Fraj, anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Çështje lidhur me Bashkimin Evropian. 

Në takimet, mes tjerash, u bisedua për mundësitë për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian me ç'rast u potencua përkushtimi ynë në këtë proces përmes aktiviteteve të realizuara reformuese. U diskutua edhe për kontestin grek - maqedonas për emrin, zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Maqedonisë dhe mundësitë për përparimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve maqedonase - gjermane. 

Në takimet edhe një herë u shpreh mbështetja që RF Gjermanisë ia jep Republikës së Maqedonisë për anëtarësim më të shpejtë të vendit tonë në BE dhe NATO. 

Gjatë ditës së sotme planifikohet që delegacioni të realizojë takime me zëdhënësin e Qeverisë Federative, z. Shtefen Zajbert, si dhe me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Joan Vadepul.
 
 

Click