Aktivitetet



E premte, 14 shkurt 2014, Bruksel

DELEGACIONI I KUVENDIT NË VIZITË NË BRUKSEL

Delegacioni i Kuvendit në përbërjen e të cilit janë deputetët: Antonio Milloshoski, Aleksandar Spasenovski, Hristina Runçeva, Suzana Saliu dhe Ermira Mehmeti, i cili në fillim të javës e vizitoi Berlinin dhe realizoi takime me deputetët e Bundestagut Gjerman, këto ditë qëndron në selinë e Bashkimit Evropian, Bruksel.

Gjatë ditës së djeshme, Delegacioni realizoi takime me eurodeputetët Doris Pak dhe Elmar Brok, si dhe me drejtoreshën për zgjerim në Komisionin Evropian, Aleksandra Kas Granje, udhëheqësin e seksionit për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Aksionin të Jashtëm, Jonas Jonson dhe Mihael Karniçing nga Zyra e kryetarit të Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso.  

Në takimet u potencuan aktivitetet reformuese që Republika e Maqedonisë i mori në drejtim të arritjes së standardeve evropiane, a në këtë kontekst u bisedua edhe për prioritetet e Dialogut Aderues në Nivel të Lartë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. 

U theksua se respektimi i aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga Greqia, si dhe hapja e negociatave për anëtarësim do të japin kontribut të rëndësishëm në dialogun maqedonas - grek për gjetjen e zgjidhjes rreth kontestit me emrin.

Gjatë ditës së sotme parashihet deputetët të realizojnë takime me Lori Voker nga Sektori për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurimit në NATO, Kërzishtof Bernacki nga Drejtoria e Përgjithshme për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian dhe Mihael Malovec, person përgjigjes për Maqedoninë në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian. 

 
 

Click