Aktivitetet



E mërkurë, 19 shkurt 2014

DEPUTETI IGOR IVANOVSKI MBIKËQYRËS NË ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PARLAMENTARE NË SERBI 

Deputeti Igor Ivanovski, në cilësi të të dërguarit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe anëtar i Komisionit Monitorues është emëruar si anëtar i ad hok komisionit i cili do ta vizitojë Republikën e Serbisë më 19 dhe 20 shkurt 2014, në misionin parazgjedhor para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për 16 mars 2014

Delegacioni pesanëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të takohet me kryetarin e Parlamentit të Serbisë, z. Nebojsha Stefanoviq, kryeministrin dhe ministër i Punëve të Brendshme z. Ivica Daçiq, kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, z. Dejan Gjurgjeviq, liderët dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Parlamentin e Serbisë, anëtarët e Delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, mediat dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në Beograd. 

Delegacioni prej 21 anëtarësh i AP-së të KE-së do të kthehet në Serbi për ta mbikëqyrur votimin më 16 mars 2014, bashkë me mbikëqyrësit nga institucionet tjera ndërkombëtare.

Misioni parazgjedhor ka për qëllim të konstatojë mënyrën e zhvillimit të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare, dhe të konstatojë nëse normat e AP-së të KE-së ndiqen në bazë të principeve të demokracisë, pluralizmit dhe respektimit të së drejtës së zgjedhjeve të lira. Realizimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike është një prej elementeve më të rëndësishme sipas të cilit përcaktohet kapaciteti demokratik i një shteti. 

 
 

Click